Projektet më të parealizueshme të kandidatëve në Maqedoni janë të Xhemail Çupit, nuk u dihet as kostoja (VIDEO)

dibraime2 October 10, 2017 0
Projektet më të parealizueshme të kandidatëve në Maqedoni janë të Xhemail Çupit, nuk u dihet as kostoja (VIDEO)

Nga gjithë platformat zgjedhore dhe ofertat e kandidatëve për kryetarë komunash në Maqedoni që janë shpalosur deri më tash, më futuristet dhe me të pa realizueshmet duket të jenë projektet e kandidatit të Besës në Dibër, Xhemail Çupit, shkruan Dibraime.

Ofertat e këtij kandidatit, jo vetëm që janë të pakapshme logjikisht për një buxhet të vogël komunal, si e komunës Dibër, po atyre nuk u dihet as kostoja dhe shpenzimi, sa si dhe kur do realizohen. Madje kandidati në fjalë nuk u është përgjugjur edhe pyetjeve të drejtpërdrejta mbi koston dhe buxhetin për projektet e tij.

Në disa emisione televizive nga gazetarë të ndryshëm disa herë është pyetur mbi këtë gjë, por Çupi është shmangur duke thënë se nuk dëshiron të flet për buxhete dhe për kosto, arsyetim që duket komplet absurd përderisa të gjithë kandidatët kanë ofruar një kosto për projektet e tyre, përjashtim bën vetëm Çupi.

Posto një koment »