Prodhimtari rekord e energjisë elektrike në hidrocentralin e Shpiles

dibraime2 January 23, 2016 0
Prodhimtari rekord e energjisë elektrike në hidrocentralin e Shpiles

Hidrocentralet “Shpilje” në Dibër dhe “Glloboçica” në Strugë, të cilët e përbëjnë pellgun e Drinit të Zi, vitin e kaluar kanë shënuar prodhimtari rekord.

Kjo, siç thonë kompetentët në ELEM, është rezultat i hidrologjisë së volitshme të kësaj zone të pellgut, të cilin e përbëjnë lumenjtë Radika dhe Drini i Zi, si dhe remontet në kohë dhe të suksesshme dhe revizionet e pajisjes elekektromakinerike.

-Në HEC ‘Shpilje’ vitin e kaluar janë prodhuar 314 milionë kilovatë orë energji elektrike, që është për rreth pesë për qind më shumë nga plani. Në HEC ‘Glloboçica’ janë prodhuar 227 milionë kilovatë orë, që është për 17 për qind më shumë nga plani vjetor. Dy objektet e rëndësishme elektroenergjetike, të cilat punojnë kryesisht sipas nevojave të sistemit, vitin e kaluar kanë prodhuar gjithsej 542 milionë kvh, thonë në ELEM.

Në akumulimet “Liqeni i Dibrës” dhe “Glloboçicë” ka rezervë të ujit për prodhimin e 22 gjegjësisht 20 milionë kilovatë orë energji elektrike.

Rrjedha mesatare në akumulimet arrin 110 metra kub ujë në sekondë. Si rezultat i kësaj, dy objektet punojnë nën kapacitet të plotë.

Reshjet e rrëmbyeshme e kanë rritur rrjedhën e ujit, ndërsa me vetë këtë edhe nivelin e akumulimeve. Bora e cila në këtë rajon është mbi 20 cm në pjesët më të ulëta dhe shumë më shumë në malet është garanci për rrjedhë më të madhe të ujit në pranverë, kur do të fillojë të shkrihet bora nga malet.

Posto një koment »