Presidenti i Shqipërisë z. Bujar Nishani do të presë delegacionin e intelektualëve dibranë‏

dibraime2 May 1, 2014 0
Presidenti i Shqipërisë z. Bujar Nishani do të presë delegacionin e intelektualëve dibranë‏

Sot në redaksinë e portalit DibraIme.com nga inciatori i peticionit online, për ndërtimin e Rrugës së Arbërit Gëzim Alpion ka arritur lajmi se presidenti i Shqipërisë z. Bujar Nishani dhe kryetari i parlamentit z. Ilir Meta do të presë në takim intelektualët Dibran për të diskutuar reth ndërtimit të Rrugës së Arbërit. Mëposhtë do mund ta lexoni mesazhin e plote:

” Nga Gëzim Alpion

Kam kenaqesine t’ju informoj se Presidenti i Shqiperise, z. Bujar Nishani, do te prese delegacionin e intelektualeve Dibrane gjate vizites se tyre ne Tirane ne maj.

Sic kemi njoftuar me pare, delegacioni do te pritet edhe nga Kryetari i Kuvendit te Shqiperise, z. Ilir Meta.

Iniciatoret e peticionit do te ndjekin disa aktivitete ne nje numer qytetesh dhe zonash te Shqiperise, do te organizojne nje tryeze te rrumbullaket me deputete, dhe do te zhvillojne intervista me nje numer mediash.

Qellimi kryesor i vizites ne Shqiperi eshte dorezimi i peticionit Qeverise. Ne do t’ju informojme kur te degjojme nga Zyra e Kryeministrit ne lidhje me kerkesen qe kemi paraqitur per takim.

Peticioni, qe deri tani ka mbi 6000 nenshkrues online dhe ne leter, vazhdon te terheq vemendjen e mendiave nderkombetare. Ne fund te ketij mesazhi keni links te shkrimeve dhe intervistave me te fundit te botuara ne nje numer gazetash dhe revistash britanike, indiane dhe slovake.

Ne emer te kolegeve te mij, me lejoni t’ju falenderoj edhe nje here per perkrahjen tuaj.

Me respekt,
Gëzim Alpion”

Poashtu të gjithë ju që se keni firmosur peticionin online mund ta bëni duke klikuar këtu.

Posto një koment »