Premtimi për ujë të pijshëm pa ndërprerje, një projekt tjetër gjysmak

dibraime2 July 14, 2016 0
Premtimi për ujë të pijshëm pa ndërprerje, një projekt tjetër gjysmak

Qyteti i Dibrës po përballet prej vitesh të tëra me mungesën e ujit të pijshëm gjatë sezonit të verës, ky problem ka shtyrë qytetarë të shumtë dibran të reagojnë nëpër qytet dhe nëpër rrjetet sociale, poashtu edhe Portali DibraIme.com e ka ngritur disa herë këtë problematikë mjaft shqetësuese që nuk po gjen zgjidhje edhe përtej premtimeve të shumta nga partia në pushtet gjatë gjithë kohës që ka qeverisur me qytetin e Dibrës.

Furnizimi i qytetit të dibrës me ujë të pijshëm pa ndërprerje ka qenë një prej premtimeve të shumta të kryetarit të komunës së dibrës Ruzhdi Lata gjatë gjithë fushatës së tij kur kandidonte për kryetar të Dibrës por edhe gjat gjith kohës kur ai ka qenë në postin e kryetarit, por ky premtim nuk ka arritur të realizohet edhe përtej investimeve të bëra në rrjetin e shpërndarjes dhe duket që ky është edhe një tjetër projekt gjysmak i realizuar nga komuna e Dibrës, pasi premtimet që me investimin me vlerë 470.000 Euro në sisteminin e ujit te pijshëm ku do ndërtoheshin 24 puseta të medha dhe që do zgjidhnin njeherë e mirë problemin e ujit në qytetin e Dibrës nuk dhanë rezultatin e duhur.

Në një deklaratë për media kryetari Lata ka apeluar te banorët e Dibrës që të mos keqpërdorin ujin për pije. Ai theksoi se Dibra ka aktualisht ujë për furnizimin të mbi 100 mijë banorëve me kusht që të mos keqpërdoret. Ujësjellësi Rosok – Dibër garanton furnizim stabil të qytetit.

Por Portali DibraIme.com i bën thirje organeve kompetente në qytetin e Dibrës që të gjejnë zgjidhje për këtë problematikë pasi qytetarët duan ujë dhe jo justifikime të ndryshme nga pushtetarët, sepse gjatë sezonit veror në Dibër vijnë të gjithë mërgimtarët kështu që qytetarët e Dibrës po torturohen prej vite me radhë nga ky problem që nuk po gjen dot një zgjidhje dhe premtohen projekte për furnizim me ujë pa ndërprerje dhe që më pas dalin të jenë projekte gjysmake dhe jo-efektive. /DibraIme.com

 

Premtimi nga kryetari i komunës së Dibrës në faqen zyrtare në Facebook.

Premtimi nga kryetari i komunës së Dibrës në faqen zyrtare në Facebook.

 

Posto një koment »