Premtime boshe për qytetin e Dibrës

dibraime2 April 6, 2014 2
Premtime boshe për qytetin e Dibrës

Dje tek Fanpage zyrtar i kandidatit te BDI për qytetin e Dibrës në postimin për platformën ekonomike të BDI-së në takimin me zejtarët dhe afaristët e qytetit u drejtova ketë pyetje:

                “Në  pamundesi për të marë pjesë në shpalosjen e platformes ekonomike për qytetin e Dibres, mund të më thoni se ku bazohet plani juaj për rimekembjen e ekonomise së Dibres, kur vet ekonomia e Maqedonise është zhytur në një krizë mjaft të madhe dhe të gjithë jemi të vetedijshëm se edhe ato pak para që ndahen nga pushteti qëndror favorizohen komunat me shumice Maqedonase (kryesisht në lindje). Poashtu e dijmë që Dibra është një vënd i vogel dhe nuk është se ka ndonje kapacitet të madh për tërheqjen e invesitoreve te huaj. Ju faleminderit.”

Por nuk kaluan as 10 minuta dhe pyetja ime ishte fshirë. Unë u dergova dhe një mesazh pse është fshirë një pyetje që jo vetem mua por çdo qytetari Dibran si në qytetin e Dibrës poashtu dhe në mërgim do ti interesonte të dinte përgjigjen, por edhe mesazhi im u injorua tërësisht pra nuk mora një përgjigje. Por skanë faj sepse mbase janë mësuar të marin vetem komente të tipit “Vetëm përpara, BDI, Fitore” e budalliqe të tjera, kështu që nuk janë mësuar të përballen nëpër debate dhe të komunikojnë me qytetarët.

Një fjalë e urte popullore thotë: “Dita e mirë shihet në mëngjes”, pra këta akoma pa hyrë në funksion kanë filluar të injorojne qytetarët, ndërsa si të vijnë në pushtet atëherë vaj halli për ne, kështu që e gjitha kjo të shtyn të mendosh se Dibra akoma më keq do katandiset, akoma më shumë qytetarët do të vuajnë dhe mbi të gjitha akoma më shumë RINIA dibrane do mer mërgimin sepse qyteti jonë është shëndruar në një qytet pa prespektivë dhe është okupuar nga disa persona që jo vetem sjanë të aftë ti përgjigjen dhe një pyetjes mjaft të thjeshtë por sytë i kanë te KOLLTUKU dhe janë gati të shëndrohen në çdo gjë vetem e vetem të vijnë në pushtet.

Dhe për përfundim unë çdoherë kam qenë haptas kundra politikes se BDI (siç është dhe çdo qytetar tjeter i Maqedonise që ka aftësine te logjikoje sadopak), por kisha shpresa tek myftiu Ruzhdi Lata sepse besoja që do kishte kapacitetin që të ndryshonte diçka për mirë në Dibrën tonë, por mesiguri ai nuk ka fshire komentin por ekipi  TOTAL i pa-aftë që e shoqëron do ndikoje negativisht dhe në reputacionin e tij. (shpresoj të jem gabim në këtë që thash, por siç themi ne Dibranët: “Fshati që duket nuk do kallauz”). Mare nga: isafida.com

2 Comments »

  1. Shkumbin April 7, 2014 at 6:35 pm - Reply

    Jo vetem ne Diber por ne gjith qytetet shqiptate e njejta gjendje eshte, tash pse shqiptaret akoma votojn BDI perben shqetesim te madh por akoma me te madh perben ajo se ke te votojm? E gjith klasa politike shqiptare e tille eshte sherbetor te grueskit.

  2. reshat kacallniku January 19, 2016 at 10:00 am - Reply

    cdo here kur do ti votojme njerzit qe kure nuk jane ndare interesit edhe pse flasin me gjuhen e fese e te kombit do te deshtojme.kend te votojme? 1kur nuk eshte akuzuar per keqperdorim2 i sinqerte kur eshte fjala me hyrjet e daljet e te ardhurave ne komune3njeri qe prioritetet ne komune ja cakton pelqimi popullit kryetari vetem ti prezentoj4njeri qedo te perpiqet te shfritezoj zotesite intelektuale dhe rethanore te dibraneve kudo qe jane kjo domethene mjafte ma me pries partiak dhe te lodhur neper kolltuqe se keta pa perjashtim na e lodhen ardhmerine vetem vetem vetem te ri dhe pike

Posto një koment »