Urime Fitër Bajramin të gjithë muslimanëve kudo që janë.
Le të jetë kjo ditë feste motiv për përforcimin e besimit tonë, forcimin e mendjeve dhe zemrave tona për sigurimin e progresit në këtë botë dhe shpëtim në botën tjetër.
Urojmë që kjo festë të sjelli harmoni, solidaritet, begati për ne dhe familjet tona dhe le të na shërbejë kjo festë si moment i vetëdijësimit tonë, që ta respektojmë njëri-tjetrin, dinjitetin dhe vlerat njerëzore.
Urojmë që të gjitha ibadetet tona gjatë muajit të Ramazanit të na pranohen dhe të shpresojmë në shpërblimin e Allahut xh.sh.
Urime dhe njëherë për të gjithë ne, familjet tona dhe besimtarët Musliman kudo në botë. /DibraIme.com