Ministri i sapoemëruar i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu sot zyrtarisht mori funksionin e ministrit të deritanishëm Abdilaqim Ademi.
“Do të vazhdojmë të zbatojmë programin e Qeverisë në lëmin e Arsimit dhe Shkencës. Ajo që është përcaktuar është program ambicioz, kërkon shumë përpjekje, mjete financiare si dhe bashkëpunim. Shpresoj se me dinamikën me të cilën punuam deri më tani ne si Qeveri edhe në të ardhmen do të vazhdojmë me të njëjtën dinamik” theksoi Lutfiu.
Ministri i deritanishëm Ademi i dëshiroj sukses në punë ministrit të ri të Arsimit dhe Shkencës.
I uroj punë të mbarë, zbatim të suksesshëm të shumë projekteve dhe shumë suksese në funksionimin e përditshëm të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës” theksoi Ademi.