Përsëriten krimet ekologjike në Dibër, ku kryetari Ruzhdi Lata pa mëdyshjen më të vogël vazhdon një krim ekologjik mjaft të madh që shkon në dëm të Dibrës dhe Dibranëve. Disa muaj pasi u prenë drunjë më të vjetër në Dibër në një mënyrë miserabël, kryetari Lata vazhdon më tej duke prerë edhe drunjtë e ngelur përgjatë Rrugës “8 Shtatori” kështu që ky bëhet krimi i dytë ekologjik ndaj Dibrës.
Për këtë situatë së fundmi kanë reaguar qytetaret dibran përmes rrjeteve sociale, e mes tyre citojmë reagimin e arkitektit, ambientalistit dhe ish kryetar i shoqates ekologjike “Deshat” Diber, Bardhyl Markut:
“U bënë ca ditë nga KRIMI EKOLOGJIK I RADHËS në Dibër. Në rrugën “8 Shtatori” u prenë pa mëshirë edhe ata pak drunj që kishin mbetur në Dibër. Krimi i parë ekologjik u bë pranverë kur u prenë drunjt më të vjetër në Dibër, në korzon e shekullore të dibranëve, duke e shëndëruar të njëjtën, tanimë në një ambient të vdekur e të pa jetë, në një shkretëtirë ku verës dibranëve do ju bjerë pika nga reflektimi i diellit dhe nga i nxehti që do lëshojnë ata gurë, ndërsa pronarëve të lokaleve do ju zihet fryma.
Tani radha i erdhi edhe rrugës “8 shtatori”, drunjt u prenë dhe për çudi askush nuk flet, askush nuk reagon publikisht, asnjë shoqatë qytetare, asnjë shoqatë ekologjike, asnje parti politke, asnje medium, asnjë gazetar – ore askush fare. O njerëz a jeni të vetëdijshëm se këta drunj kerkojnë 30 edhe 40 vite për të aritë atë madhësi dhe lartësi dhe të bëjnë ato hije që i kishim deri tani.
Në një takim që pata me Kryetarin e Komunës para ca muajsh, ai tha diçka (po e citoj): “Jam bërë më arkitekt dhe me ekologjist se ju arkitektet”. Unë mendova se kjo frazë ishte vetëm një shaka dhe thënie figurative, por më duket se Kryetari e paska pasë shum seriozisht atë thënie. Ai po mer vendime (në këtë rast) sikur të ishte një inxhiner dhe nje ekologjist. E nuk mund të konludoj ndryshe kur shoh se në Dibër po bëhet gjithçka, por gjithçka po bëhet pa konsultim të dibranëve dhe pa konsultim të profesionistëve. Nëse dikush më thot se edhe për këtë prerje të drunjve janë dakorduar dhe e kanë miratuar dibranët, atëherë nuk di çtë them tjetër, përveç se në Dibër nuk paskan mbetë dibranë të mirëfilltë që duan Dibrën dhe ose të paktën të duan veten, shkruan në profilin e tij Bardhyl Marku”. /DibraIme.com
Mejr mer trap e ke leht te folish pi aqe ku je tej a e ke pa qe kan bo vende per pem te reje po ske faj njerzit qe kan mbet pi ne komunizem tuhet te zhduken jo ma pemet po ec mo na caj krejen shom
Po ti qe pellet nga large cka ke bere per dibren..
Kurse kryetari eshte duke bere punen qe duhet
Po ti qe pellet dhe asgje nuk ke bere keto 25 vitet e fundit dhe qe pellet si nje lope shterpe kush te degjon ty?cfar ke bere per dibren asgje besoj qe nuk ke bere asgje per dibren vetem pellet si nje lope shterpe.
Zoti.kryetar puna e mbar.varja ketyre qe pellasin si lope shterpa.po lere Po na tregon ekologjine ky lopa shtetpe.
Vetem perpara kryetari puna e mbar.
po ka shum peme me dy kembe per at po i pret keto pemet ….
i thoni zoteris te “nderuar”qe te tregoj se ai cfar ka bere per dibren pasi e dashka aq shum pse hiku ne shkup a pse esht tradhtar dhe shef interesin e vet te pakten kryetari eshte tu be me shume se sa duhet per kete popull te poshter qe asnjeher nuk do ta dije se ne jemi si ato pleqte ri ne vend e hap kuven po aj mbylle gojen e mos fol me se edhe ti te njohin mire te gjith
Ku jen ato vendet e reja per pene ??
Lereni njeriun te punon rahat, se ato dru qe I ka jek kan qen dru te vdekur, pra mire e ka be dhe po punon kryetari,…
Kryeteri i paska prem drute , keto tjeret i paskan shejte drute. A dini cfar d.m.th fjala DEBAT ? Kryetari ben pune , analistet kritikujne , ne demokraci shom normale . Ska vend per ofendime personale . Nese je i afte Debato .
Keta njerz qe flasin me nje intelektual e me nje Intelektuale si Bardhul Marku e kjo Vajza e Squt turp te ken keta njerez.Por ki Person kush na esht nje Hoxh Qe iri ne Politik per Qeshtje Personale ose interes personal ,Qe i shiti Vorezat Shqiptare aper ket Tradhtar po Flitni .Nuk ma mer mendja qe Ruzhdi Lata te Bej Dilem me keta nipat e Sal Markut se sesht cac i Aft Ruzhdiu ,Nje person qe esht i vendosur nga UDBA Krie Mifti sesht i aft me be Muhabet me nje njeri te Ndershem si Bardhul Marku ai esht i mir me i jek Tospit e me pi Vere me Priftin e Recices se Dibres.Per ate ai as qe e ka problem se njeriut sa do ti nxihet fetira prej turpi njer e si behet von ma, esht mesuar Ruzhdi Lata ta hae Turpin me Lug sesht as gje per ket person.Keti per vec se Parja as gje tjeter as qe i intereson ju Flm