Përkushtimi i Ruzhdi Latës ndaj maqedonasve ska të ndalur, dibranët pa ujë të pijshëm, Komuna investon në ujësjellësin e fshatit Mogorçë (FOTO)

dibraime2 September 10, 2017 0
Përkushtimi i Ruzhdi Latës ndaj maqedonasve ska të ndalur, dibranët pa ujë të pijshëm, Komuna investon në ujësjellësin e fshatit Mogorçë (FOTO)

Në vazhdën e fushatës parazgjedhore kryetari i Dibrës vazhdon me skandalet e qeverisjes lokale. Pak ditë më parë InfoShqip bëri zbardhje të rastit ku komuna buxhetin e saj e destinoi per shkolla me nxënës jo shqiptare ndërkohë shkollat e dibranëve i la në mëshirë të mërgimtarëve.

Rasti i rradhës është një investim tjetër i Komunës, gjegjësisht investimi në ujësjellësin e fshatit Mogorçë. Ky investim vjen në kohën kur qyteti i Dibrës vuan për ujë të pijshëm.

Lata u shpreh se ujësjellësi i ri i fshatit Mogorçë do furnizojë me ujë të pijshëm mbi 50 shtëpi, por ai akoma nuk u ka dhënë përgjigje dibranëve se si do e zgjidh problemin e ujit të pijshëm në qytet ku dihet se kapaciteti për mbulim me ujë të pijshëm është për një popullatë 5 herë më të madhe se aktualja.

Bashkë me ajrin e ndotur, uji i pijshëm është ndër problematikat kryesore që u vështirëson jetën qytetarve të Dibrës ndërkohë komuna nuk mer masa për regullimin e këtyre çështjeve./InfoShqip. com

Posto një koment »