Njoftohet për parregullsi në qendrat e votimit të Dibrës. Nga burime zyrtare nga koalicioni “Aleanca për Shqiptarët” dhënë për portalin DibraIme.com, njoftohet se në qendrat e votimit, votuesit nuk kanë mundur t’i gjejnë emrat e tyre nëpër listat e votimit.
Votuesit edhe pse janë me vendbanim në Dibër, emrat e tyre nuk janë gjetur në listat e votimit. Njoftohet se në secilin vendvotim të paktën nga 10 emra nuk gjenden nëpër lista.