Në statusin e tij në Facebook ish deputeti dhe profesori i njohur Izet Zeqiri në mënyrë tabelare ka paraqitur komunat të cilave ju rrezikohet përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, si dhe qeverisja e tyre nga shqiptarët nëse miratohen propozim ligjet nga BDI për letërnjoftimet dhe për paraqitje të vendbanimit dhe vendqëndrimit.
Në vijim e keni komplet tekstin e prof.dr. Izet Zeqirit:
• Nëse miratohen këto propozime të ligje nga BDI ai për letërnjoftim dhe tjetri për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për paraqitje të vendbanimit dhe vendqëndrimit e që synohet të fshihen mërgimtarët si banorë rezident të Maqedonisë. Atëherë hapet rruga që mërgimtarët mos të kenë të drejtë të regjistrohen si banorë rezident të Maqedonisë. Kjo do ta lehtësoj zbatimin e ligjit për regjistrimin e popullësisë dhe personat që jetojn dhe punojnë në vendet e jashtme e që nuk jane prezent në Maqedoni në 12 muajt e fundit të mos të kenë të drejtë të regjistrohen me regjistrimin e popullësisë. Kjo do të rezikoj zvogëlimin e numrit të shqiparëve nëpër komuna me atë edhe realizimin e të drejtave sipas MO.
• Kjo të të rezikon edhe përdorimin e gjuhës atje ku popullësia shqiptare është në pragë të 20% sepse me regjistrimin e popullësisë numri i shqipatarëve pa regjistrimine mërgimtarëve do të zvogëlohet duke filluar nga komuna e Shkupit dhe komunat tjera ku shqipatarwt janë nën 25% shih tabelen.
• Kjo do të hap rrugën që komunat urbane si Struga me 57% shqiptarë, Çairi me 57% shqiptarë dhe Dibra me 58% të humbin mundësin për zgjedhje të kryatarit shqiptarë sepse struktura e popullësisë dukshëm do të ndryshon.