Neki Feta Radika osht e jona

dibraime2 April 6, 2014 0
Neki Feta Radika osht e jona

Radika osht e jona, jeten e japim Radiken se japim,zgjohuni o Dibrane se Radiken nuk e lame. – Keto jane fjalet e shkruara nga nje dore femije, ne pankarten qe mban kjo vajze e vogej , nja nga mijera protestueset e sotme ne sheshin e Dibres. Ne fakt te rinjte , grate dhe femijet e vegjel po e kryejne me se miri detyren ndaj vendlindjes, atdheut , duke u mbledhur paqesisht per ti treguar botes se po u shkelen te drejtat, po u zaptohen dhe po u shkretohen trojet . Kjo tregon se kush jane me te pa ndikuar nga partite politike e kane perkrahur kauzen e Radikes, krejt ndryshe eshte puna me te rriturit, prinderit, burrat e Dibres , nje pjese e mire e te cileve rrinin kafeneve ne kohen kur femijet e tyre thirrnin ne kor “Radika eshte e jona”. PO Radika eshte e atyre, sepse prinderit duke zbatuar verberisht urdherat e partive u bene bashkefajtore , i sherbyen Aliut, me (ish ministrat e tij) i sherbyen Thaçit dhe ne menyre indirekte u sherbyen qellimeve te erreta shoviniste te Gruevskit. Une as qe e mendoj se mund te ndodhe qe Radika te thahet , por nese marrim rastin me te keq dhe kjo te ndodhe , A do kene (fytyre) keto “fare ” burrash tu dalin perpara femijeve te tyre? Protesta e sotme , si proteste ambjentaliste kishte mjaftueshem pjesemarrje, mijera dolen per ti dhene nje mesazh te mire Qeverise se Maqedonise, Bankes Boterore, Elemit dhe partive politike Shqipetare se jemi gati qe Radiken ta mbrojme me çdo menyre. Kjo nuk e justifikon mungesen e Kryetarit te Komunes, njeriut te zgjedhur me voten e ketij populli, te vetmit ze qe degjohet institucionalisht. Çdo argument nuk ka sens, as festimet e dites se veres ne Elbasan, as perkujtimi i luftes se UÇK ne Tetove. Dibra ka luften e vet perpara , “luften” paqesore per mbrojtjen e Radikes.Sllogani i sotem i “Radika partia e Dibraneve ” ishte i goditur. Mjaft me me politike, ministrat qe shiten Radiken sot u bene (isha) u rrnofte TURPI , e ne e henkshin turpin me buke ato te pa fytyre do vijne serish tu lypin vota, se ato nuk i shohin njerezit ne sy si qenie humane por i numurojne si vota. Nese ndodh keshtu turpi do tu ngelet Dibraneve po nuk i zune ne shkelma e tua vene gardhin ne Mavrove.

Posto një koment »