Nebi Hoxha: Rruga e Arbërit do të ketë ndikim shumë pozitiv në zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë

dibraime2 November 14, 2017 0
Nebi Hoxha: Rruga e Arbërit do të ketë ndikim shumë pozitiv në zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë

Kryetri i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore, Nebi Hoxha theksoi se rruga e Arbërit do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin e ekonomisë në Maqedoni, transmeton InfoShqip.

Sipas Hoxhës, me ndërtimin e kësaj rruge do të shkurtohej distanca për në portin e Durrësit i cili është mjaftë konkurrues në krahasim me portin e Selanikut, që përdoret nga shumica e tregtarëve të Maqedonisë.

Nga ana tjetër ministri i transportit dhe lidhjeve të Maqedonisë, Goran Sugarevski theksoi se mbështet qëndrimin e kryemiistrit Zoran Zaev se projekti për rrugën e Arbërit do të realizohet në të ardhmen e afërt.

Ndryshe rruga e Arbërit do të shkurtonte për afër 100 kilometra distancën mes Shkupit dhe Tiranës./InfoShqip.com

Posto një koment »