Në shkollat fillore të Dibrës mbizotëron sëmundja e variçelës

dibraime2 April 6, 2014 1
Në shkollat fillore të Dibrës mbizotëron sëmundja e variçelës

Në shkollat fillore të Dibrës, “Penestia” dhe “Said Najdeni” kohëve të fundit te shumë nxënës është prezent sëmundja e variçelës (Lija e dhenve). Duke parë numër të madh të këtyre nxënësve, Institucionet lokale shëndetësore kanë ndërmarrë të gjitha aktivitetet për të mbajtur nën kontroll këtë sëmundje ngjitëse.

Sipas udhëheqësit të Entit për Shëndet publik në Dibër, epidemiologut Mentor Mela . vetëm gjatë ditëve të fundit janë evidentuar afro 40 raste me këtë sëmundje ngjitëse.

“Bëhet fjalë kryesisht për nxënës të klasave të pesta , të gjashta dhe të shtata, të shkollave fillore ,,Penestia,, dhe”Said Najdeni”. Situata mbahet nën kontroll dhe u është sugjeruar kompetentëve në shkolla që fëmijët të sëmurë nga varicela, gjatë periudhës së sëmundjes të lirohen nga procesi edukativo- arsimor. Ne kemi kontakte të rregullta me mjekët amë dhe shërimi i kësaj sëmundje bëhet në kohë. Është një sëmundje e cila mund të kaplon gjithë shkollat, kuptohet atyre që nuk e kanë pasur këtë sëmundje në vegjëli, ndaj janë ndërmarrë aktivitete preventive për shkak të mos paraqitjes të sëmundjes në mënyrë masive, ose thënë shkurt epidemi, theksoi Mela.

Udhëheqësi i Njësisë për Entit për Shëndet publik, Mentor Mela,thotë se numri i fëmijëve të sëmurë sigurisht që është më i madh në krahasim me numrin e të sëmurëve të evidentuar, meqë prindërit e tyre akoma nuk kanë evidentuar shenjat e para të sëmundjes.
Në anën tjetër numër i madh i mjekëve amë potencojnë se aktualisht bëhet fjalë për rreth 100 fëmijëve me variçelë nga komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, por jo të gjithë rastet shërohen në institucionet shëndetësore. Ndodh që prindërit e fëmijëve medikamentet për kurimin e sëmundjes në fjalë ti sigurojnë vet në barnatoret e qytetit.

Arbana Qormemeti/Portalb

One Comment »

  1. Dibrani January 13, 2015 at 9:34 pm - Reply

    bravo tori

Leave A Response »

Click here to cancel reply.