Pensionistët nga komunat Dibër dhe Qendra Zhupa treguan interes të madh për shfrytëzimin e rekreacionit falas klimatik në banjë, por më pak janë të interesuar për fundjavë turistike falas.
Siç informojnë nga Njësia rajonale e Fondit për sigurim pensional dhe invalidor në Dibër, i cili me aktivitetin e tij e mbulon edhe komunën Qendra Zhupa, nga numri i përgjithshëm i kërkesave vetëm rreth katër për qind janë për fundjavë turistike.
“Pensionistët nga komuna e Dibrës dhe Qendra Zhupa si duket më shumë dëshirojnë të shkojnë në banjë falas sesa në fundjavë turistike. Në thirrjen nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, kërkesa kanë dorëzuar 240 pensionistë, por prej tyre vetëm tetë për fundjavë turistike falas”, deklaroi Bardhyl Ballanca, referent në Njësinë rajonale të Dibrës.
Volitshmëritë në këtë projekt qeveritar deri më tani i realizuar mbi 360 pensionistë nga komunat Dibër dhe Qendra Zhupa.
“Numri më i madh i tyre ose 340 ishin në rekreacionin falas klimatik në banjë, projekt i cili zbatohet nga viti 2010, përderisa fundjavën turistike falas, si pjesë e projektit qeveritar në dy vitet e fundit e kanë shfrytëzuar 44 pensionistë nga dy komunat”, shtoi ai.
Në dy komunat ka mbi dy mijë pensionistë, prej tyre mbi 400 në komunën Qendra Zhupa.
Banjën falas, pensionistët do ta shfrytëzojnë në pranverë dhe në vjeshtë, ndërsa përzgjedhja në cilën banjë do të qëndrojnë pensionistët, mbetet e tyre, por kryesisht numri i tyre bie në Banjat e Dibrës – Capa.
Pensionistët megjithatë që do të realizojnë të drejtën e fundjavës turistike falas, këtë do ta shfrytëzojnë në ndonjërin prej hoteleve në bregun e Liqenit të Ohrit ose të Prespës.