Në Dibër do ketë edhe raund të dytë, ja kandidatët që do ballafaqohen

dibraime2 October 15, 2017 0
Në Dibër do ketë edhe raund të dytë, ja kandidatët që do ballafaqohen

Nga numërimi i reth 80% të votave në komunën e Dibrës, burime të sigurta nga shtabet partiake pohojnë për Portalin DibraIme.com se në Dibër do ketë edhe raund të dytë votimesh.

Sipas të gjitha gjasave në raundin e dytë do shkojnë kandidati dhe kryetari aktual nga radhët e BDI Ruzhdi Lata dhe kandidati nga Aleanca për Shqiptarët Arben Agolli.

Sipas ligjit në fuqi, për ta fituar komunën me raundin e parë kandidati duhet të sigurojë 51% nga votat e pjesmarësve në votim. Asnjëri nga kandidatët nuk ka arritur dot atë shifër, kështu që do ketë edhe raund të dytë.

Në orët në vazhdim portali DibraIme.com do vijë me rezultatet zyrtare për komunën e Dibrës.

Posto një koment »