Ne datën 29 Tetor me fillim në ora 19:00 në sallën e sportit të qytetit të Dibrës së Madhe, do të zhvillohet festavili mbarkombetar “Oda Dibrane”.
Oda Dibrane në gjuhën popullore simbolizon dhomën e pritjes së mikut. Ajo është simbol i vatres, besës dhe bujarisë.
Festivali Folklorik “Oda Dibrane” ka për qëllim të prezantojë kulturën shpirtërore të popullit tonë si edhe të promovojë vlerat e trashegimisë shpirtërore në një gjini krejt te veçantë, atë të këngës dhe valles humoristike, të ritit dhe alegorisë si edhe ti mbroje këto vlera.
Në edicionin e sivjetëm të këtij festivali marrin pjesë grupe folklorike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva.