Në Dibër dhe në Qendër Zhupë votuan 152 persona të sëmurë dhe të pamundur

dibraime2 April 26, 2014 0
Në Dibër dhe në Qendër Zhupë votuan 152 persona të sëmurë dhe të pamundur

Në komunën e Dibrës dhe në Qendër Zhupë që janë pjesë e  njësisë vendore numër pesë dhe gjashtë, gjatë ditës së sotme , të drejtë vote realizuan 152 persona të sëmurë dhe të pamundur.

“Votimi i personave të sëmurë është realizuar pa problem. Deri më tani kanë votuar 142, prej tyre, 31 persona për kandidatin për president shteti në Republikën e Maqedonisë dhe 111 persona për zgjedhjet parlamentare, theksoi Ali Rexha, sekretar i Komisionit komunal zgjedhor në Dibër.

Sipas Rexhës, në listën e vetme zgjedhore për komunën e Dibrës , për zgjedhjet presidenciale janë të regjistruar 17.272 persona, përderisa për zgjedhjet parlamentare 16.886 persona me të drejtë vote. Në këto zgjedhje do të votohet në 27 vendvotime, tha ai.

Në komunën e Zhupës, komunë e cila bie në njësinë zgjedhore numër pesë, sot të drejtë vote realizuan dhjet persona të sëmurë dhe të pamundur.

“Votimi ka kaluar pa problem. Votohej në katër vendvotime, Broshticë, Dollgash, Gorencë dhe Qendër Zhupë”,deklaroi Shefko Jusuf, kryetar i komisionit komunal zgjedhor në Komunën e Qendrës Zhupë.

Në listën e vetme zgjedhore në këtë komunë janë të regjistruar 6.066 persona me të drejtë vote që nesër të drejtën e votës banorët e kësaj komune do ta realizojnë në 16 vendvotime.

Posto një koment »