Në Dibër 500 kërkesa të reja për legalizimin e ndërtimeve pa leje

dibraime2 March 17, 2016 0

Në sektorin për urbanizëm në komunën e Dibrës janë dorëzuar 500 kërkesa të reja për legalizimin e ndërtimeve pa leje, pas miratimit të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për trajtim të objekteve të ndërtuara pa leje.

Udhëheqësi i sektorit për urbanizëm Petrit Paçuku informoi se bëhet fjalë për objekte të ndërtuara deri në vitin 2011. Pasi afati është deri në fund të muajit pritet që numri i kërkesave të reja të rritet.

“Lidhur me kërkesat e mëparshme gati gjysma janë zgjidhur. Prej gjithsej 2.086 kërkesa deri më tani janë zgjidhur 1.010, me çka renditemi në mesin e komunave më të suksesshme në vend në këtë plan”, tha Paçuku.

Kërkesat e tjera mbeten të pazgjidhura, krysisht për shkak të dokumentacionit të paplotë, para se gjithash mungesa e elaboratit gjeodet, por ka edhe të tilla që nuk mund të zgjidhen për shkak të moszgjidhjes së punëve pronësore juridike.

MINOLTA DIGITAL CAMERA

MINOLTA DIGITAL CAMERA

Posto një koment »