Nga MPB nuk kanë dëgjuar dhe nuk dinë asgjë për pres konferencën e sotme të liderit të opozitës Zoran Zaev, ku u publikuan materiale të incizuara të politikanëve nga opozita dhe pushteti, të cilët janë përgjuar me urdhër direkt të Gruevskit dhe Mijalkovit.
Këtë sot për NOVA e tha ndihmës ministri në MPB, Ivo Kotevski.
“ Lexova në lajme të një agjencie, por nuk pash dhe nuk dëgjua asgjë, pasi që nuk kam qenë i ftuar në pres konferencë”, theksoi Kotevski për NOVA.
Ai theksoi se kanë dëshmi të fuqishme për gjashtë persona të dyshuar në aksionin ‘ Puç’ dhe se Zaev është i dyshuari i katërt. Për gjithë atë që kanë bërë, MPB po kryen një hetim serioz i cili duhet të kryhet deri në fund.
“ Nuk e dimë nëse është dëshmi ajo që u prezantua prej tyre. Në MPB nuk ka arritur asnjë lajmërim”, theksoi Kotevski.