Zgjedhjet e parakohshme parlamentare ne Maqedoni po afrohen dhe te shohesh radhitjen e listave te deputeteve ku bjere ne sy numri i radhitjes se deputeteve Dibran respektivisht 13 dhe 19, aq posht sa shancat per tu nxjer deputet nga dibra jane zero.
Pse vjen ky nencmim kaq i madhe i subjekteve politike shqiptare ne maqedoni, duke na ranguar me posht se fshatrat e vendeve te tyre, duke shmangur qytetin tone, qytet qe me vite u ka deshmuar qyteteve tjera qe jemi djepi i kultures dhe i dijes, sa shpejt haruan se shkronjat e para shqipe i mesuan po nga arsimtaret dibran, qellimi jone nuk eshte te tregohemi lokalist dhe aq me pak perçares, por te shohim kete mjerim qe i behet dibres, nga ata politikan qe sot na rrezikojne edhe gjene me te shtrejnt qe i ka mbetur ketij qyteti, “Radiken”. Pse ne momentet kur dibranet kane nevoj per nje perfaqsim denjitoz ne parlament, ne momentin qe kemi me nevoje ata na e mohojne, dhe pa turpin me te madhe ata perseri do vijne dhe do kerkojne votat tona, dhe si per ironi ne perseri do te jemi ne rreshtat e para per te degjuar premtimet e tyre boshe, po boshe, nuk kemi pare nje investim kapital ketyre 10 vjeteve te fundit nga keta parti qe Dibres ti kthejn denjitetin, po fatkeqsisht ne per ta nuk “egzitojme”, ose me sakt ne “egzitojme” per ta sa here qe ky vend do te kete zgjedhje.
Jemi aq keq sa ky qytet po rrezikohet nga braktisja, cdo dite shohim te afermit tane teksa ikin per ne mergim, cdo dite e me shum te rinjte po braktisin kete qytet, te gjite jemi te vetedijshem se ata nuk ikin nga lluksi qe ju premtojne shtetet tjera, po ikin nga e ardhmja qe i pret ne kete qytet, dhe ne e shohim se cdo dite behet dhe me keq. Jemi mesuar nga kjo parti qe sot po kerkon president konsesual qe ti nxjer dibranet si kandidat per President, ku ju vecse e shihni ku kjo parti sot eshte e bindur qe shqiptaret nuk kane vota per te nxjer nje president, ja ku na nxjerin keta, aty ku jane te sigurt se nuk mund te fitojm, keta sot po na lene pa deputet, dhe si gjithmon do te duhet te perballemi me shkakun me banal te degjuar viteve te fundit ju skeni vota.
Me jepni nje arsye pse duhet te votoje? te votoje sepse keta u kujtuan per Radiken tani qe jane zgjedhjet? te votoj sepse rruget tona jane aq “te mira” sa vete fshatrat na e kane zilin? te votoje sepse fale ketyre ne po braktisim cdo dite e me shum dibren? te votoje sepse te shpresoj qe keta do te kutjohen per kete qytet te lene ne mjerim? edhe sa duhet te pres, te pres sa qe kete qytet do ta udheheqin te tjeret…
Mjaft me, une e dua Dibren, ne nuk jemi numra, prandaj une do Bojkotoj Zgjedhjet …