Mësuesit dhe profesorët e shkollave fillore dhe gjimnazit në Dibër radhiten në fund të listës të publikuar nga MASH

dibraime2 August 23, 2014 4
Mësuesit dhe profesorët e shkollave fillore dhe gjimnazit në Dibër radhiten në fund të listës të publikuar nga MASH

Ministria e Arsimit e RM-së ka publikuar sot rang listën e mësimdhënësve në shkollat fillore dhe të mesme, që është e përgatitur në përputhje me raportin e rezultateve nga zbatimi ekstern i suksesit të arritjeve të nxënësve për vitin shkollor 2012/2013. Rang lista është është botuar sot në internet faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe në Qendrën shtetërore të provimeve (mon.gov.mk dhe dic.edu.mk).

Portali DibraIme.com i ka ndjekur me vemendje listat ku kemi evidentuar radhitjen shumë të dobët të mësuesëve të dy shkollave fillore dhe profesorëve të gjimnazit të Dibrës, ku për fat të keq shumica e mësuesëve dhe profesorëve nga Dibra radhiten në fund të kësaj liste. Kjo është për të ardhur keq, se si Dibra nga një vatër arsimi në trojet shqiptare, të ketë një degradim mjaft të madh në arsim dhe të ketë gati mësuesit më dobët të radhitur në gjithë Maqedoninë.

DibraIme.com duke u bazuar tek listat e MASH ka përzgjedhur 3 mësues më mirë të radhitur nga dy shkollat fillore dhe 3 profesorë nga gjimnazi i Dibrës:

Nga shkollat fillore që bëjnë pjesë në komunën e Dibrës, më mirë të radhitur janë:

1. Vjollca Dibra (Sh.f. “Penestia”) – e rënditur në vëndin e 54, me një devijim në mësimdhënie prej 5%.
2. Vasil Cikovski (Sh.f. “Riste Ristevski, Kosovrast) – i rënditur në vëndin e 105, me një devijim në mësimdhënie prej 7.15%
3. Vjollca Ramadanovska (Sh.f. “Penestia”) – e rënditur në vëndin e 136, me një devijim në mësimdhënie prej 8.33%.

Nga gjimnazi “28 Nëntori” në Dibër më mirë të radhitur janë:

1. Neat Selmanoski (Gjimnazi “28 Nëntori”) – i rënditur në vëndin e 141, me një devijim në mësimdhënie prej 14.18%.
2. Edmond Muça (Gjimnazi “28 Nëntori”) – i rënditur në vëndin e 166, me një devijim në mësimdhënie prej 15%.
3. Kazafer Xhemalovski (Gjimnazi “28 Nëntori”) – i rënditur poashtu në vëndin e 166, me një devijim në mësimdhënie prej 15%.

Pra siç shihet më lartë nga 6 të përzgjedhurit vetëm 2 i përkasin etnisë Shqiptare.

** Shënim: Ky raport nuk është i bërë apo i publikuar nga portali DibraIme.com, ne kemi marë të dhënat tek listat e publikuara nga MASH, kështu që për ti vërtetuar plotësisht mund ti referoheni uebfaqes zyrtare të MASH (mon.gov.mk).

 

 

4 Comments »

  1. bili August 23, 2014 at 2:11 pm - Reply

    Mos e beni Like, nuk eshte per ti besuar Ministrise te Arsimit te RM-së, ka shum arsye ministria per ti degraduar mesimdhenesit dhe nxensit dibran. E kane vertetuar dibranet rangun e notimit ne studimet univerzitale………!!!

    • biligoa August 23, 2014 at 2:12 pm - Reply

      Mos e beni Like, nuk eshte per ti besuar Ministrise te Arsimit te RM-së, ka shum arsye ministria per ti degraduar mesimdhenesit dhe nxensit dibran. E kane vertetuar dibranet rangun e notimit ne studimet univerzitale………!!!

  2. Arjeta August 25, 2014 at 12:17 am - Reply

    MASH, se si jemi ne kemi dhene prova te gjalla. Rradhitjen bejeni si t’ju doje qejfi. Ne fund te fundit edhe sikur mesimdhenesit te jene me te dobtit jo ne Maqedoni por dhe rajon, femijet tane e kane nga nje universitet qe kur lindin ketu. “UNE KAM MBARUAR UNIVERSITETIN E OKSFORDIT, POR MBAROVA EDHE NJE UNIVERSITET TE DYTE, ATE TE DIBRES” -REGINALD HIBBERT (Gazeta “Albania Life 1994)
    “Kater dite ne Diber me kishin mesuar me shume per thelbin e politikes, se sa te gjithe librat per teorine e kushtetutes dhe ekonomise politike qe i kisha lexuar ne Oksford” Julian Emery “Kujtime qe nuk shlyhen” Tirane 1997, faqe 107.

  3. Hana April 18, 2018 at 6:25 am - Reply

    Shume e vertet ne prjashtim te nje numri te vogel mesuesesh,shumica jane per te ardhur keq gjith diten ne kafene skan interes ti mesojne femijet.I con frmijet ne shkolle per te mesuar pret mesuesi te di femija me shume sec i kane mesuar.Ne Diber eshte bere turp te behesh mesues dhe profesor.Nga kjo kategoria e fundit e mesuesve dhe profesoreve qe kane futur Turp Turp

Leave A Response »

Click here to cancel reply.