Prej reth tre muajsh situata në rrugët e Dibës është rënduar shumë, thuajse të gjitha rrugët e qytetit të Dibrës janë të mbushura me gropa.
Dhjetëra gropa të thella 10-20 centimetra në për rrugët e qytetit të Dibrës, përveç se janë duke shkaktuar tensione tek qytetarët, ato kohëve të fundit kanë filluar të sjellin edhe dëme materiale tek ta.
Problemi zmadhohet edhe më shumë në ditët kur koha është me shi, pasi në ditët me shi këto gropa janë të mbushura me ujë dhe është vështirë identifikohen nga vozitësit që në shumicën e rasteve i lagin këmbesorët kur bijnë në gropa.
Portali DibraIme.com u bën thirje të gjithë organeve kompetente në komunën e Dibrës që sa mëparë të gjejnë zgjidhjen e këtij problemi të madh dhe tepër shqetësues për banorët e Dibrës./DibraIme.com
Shikoni fotot për më shumë: