Tre tregtarë kinezë i kanë shpëtuar sot grabitjes nga persona të armatosur dhe me maska në Bulqizë falë karatesë.
Në një rrëfim për News 24, njëri nga tregtarët tregoi sesi i ndaluan dhe iu kërkuan paratë dhe celularët.
“Ne folëm me njeri–tjetrin në gjuhën tonë dhe vendosëm t’i kundërshtonim. Duke qënë se njihnim karatenë, ne u mbrojtëm duke përdorur karatenë dhe iu rrëmbyem armët nga duart. Menjëherë njoftuam policinë, që i arrestoi grabitësit”, ka rrëfyer një prej tregtarëve kinezë.