LSDM fiton në Dibër mbi 1000 vota shqiptare, pesëfishon rezultatin nga zgjedhjet e fundit

dibraime2 December 12, 2016 1
LSDM fiton në Dibër mbi 1000 vota shqiptare, pesëfishon rezultatin nga zgjedhjet e fundit

LSDM-ja ka befasuar me rezultatin e saj edhe në Dibër, një qytet i banuar me shumicë shqiptare ku në zgjedhjet e kaluara ka siguruar rreth 500 vota nga komuniteti Maqedon-musliman, ka arritur të renditet si forcë e parë në këtë qytet me 2200 vota, 1700 vota më shumë se zgjedhjet e fundit të siguruara tashmë nga shqiptarët, transmeton InfoShqip.

Ajo ka lënë pas BDI-në, e cila në zgjedhjet e fundit me kandidat për kryetar komune Ruzhdi Latën fitoi me 7200 vota, dhe sot me Latën kryetar dege dhe shef të shtabit zgjedhor në Dibër ka rrënie drastike në 2100 vota duke u renditur si forcë e dytë, Lata ka rreagur për humbjen duke akukuzar Aleancën për Shqiptarët dhe koalicionin Rilindje me Besë, akuza këto të pa baza.

Vlen të theksohet se votat e partive shqiptare opozitare në Dibër janë më të shumta se ato për BDI-në, pra Dibra dëshmoi kësaj here se renditet me opozitën, si pakënaqësi ndaj dështimeve dhe zhgënjimeve të BDI-së në këtë qytet, arsye të njejtë kanë pasur edhe votuesit shqiptarë që zgjodhën LSDM-në./InfoShqip.com

One Comment »

  1. king December 13, 2016 at 7:13 pm - Reply

    mir e keni gjak pirës të këti populli

Posto një koment »