Të nderuar “lajTme” dashës dhe tjerë dashamirë, edhe ne me buxhet të shkurtuar u desh të bëjmë lajTme edhe mirë edhe lirë. Shihni nëse jemi ende pa smirë. Cili gjykatës sharësit i liron? Çka bëjnë ministrat e ri me ata të vjetrit? Kush hyri në ofsajd duke qenë neutral? Në çfarë objekti shndërrohet teatri kur i shkurtohet i shkreti buxhet? Po tjerët për këto shkurtime çka thonë, me rrogat e veta dhe me ushqimin për vete si ja bëjnë? E ne si ja bëmë dhe krejt çka ju tregojmë kështu të shkurtuar? Na ndiqni, që të vërtetat, vërtetë t’i dini.