Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot, pa asnjë votë kundër, miratimin e ligjit për vazhdimin e negociatave me shoqërinë kineze “China State Construction Company” për ndërtimin e rrugës së Arbrit në segmentin Qafa e Tujanit – Ura e Vashës.
Gjatë miratimit të këtij ligji folën disa deputetë, të majtë e të djathtë, kryesisht dibranë, të cilët argumentuan nevojën e ligjit, por edhe vunë në dyshim disa paqartësi që shoqërojnë procesin.
“Se si do të vazhdojën procedurat, – theksoi ministri i Financave, njëkohësisht edhe deputeti i Dibrës, Shkëlqim Cani, – mbetet vetëm qartësimi i negociatave që është një pjesë e dytë e grupeve negociatore. Për transparencë, theksoi ai, është vendosur që të vijmë edhe njëherë në Kuvend, në mënyrë që të japë mendimin, vlerësimin edhe Parlamenti për këtë çështje”.
Në fund të fjalës së tij, Cani tha se “dibranët të mos kujtojnë se na kanë ndonjë borxh, se sikur çfarë bëmë, bëmë vetëm detyrën; atë detyrë që dikush tjetër e mendonte ta bënte për 30-50 vjet, ne e bëmë, mbajtëm fjalën”.