Kush po e thanë Dibrën ? – Ibrahim KOLARI

dibraime2 April 6, 2014 2
Kush po e thanë Dibrën ? – Ibrahim KOLARI

Sot po zhvillohet një debat, për vendimmarrjen e Qeverise së R. Të Maqedonisë për devijimin e lumit Radika me destinacion për përfitime ekonomike.

Mirëpo në vendet me demokraci të mirëfilltë vendimmarrjet e tilla gjithmonë vendosen me referendum mbarë popullor ose me një debat të gjerë publik ku fjalën kryesore e kanë ekspertet të cilët e vlerësojnë dhe e bëjnë të ditur rëndësinë e projekteve të tilla afatgjate. Në rastin e marrjes-devijimit të lumit Radika që ndodhet në rajonin e Dibrës së Madhe, jo vetëm që skemi debate me specialistët e fushës përkatëse, por nga ana e qeverisë së Maqedonisë kemi edhe injorim dhe indiferentizëm ndaj dëgjimit të zërit të popullatës vendase.

Qeveria e Maqedonisë në formë arbitrare po vepron në këtë rast dhe unë si qytetar i Dibrës dëshiroj që përfaqësuesit tanë shqiptar në qeveri të prononcohen drejtë dhe hapët rreth këtij projekti qëllimdashës për bashkëkombësit e mi. Përse qeveritarët dhe politikanët po sillen ka ashpër me Dibrën? Nuk mjafton plaga e mërgimit ekonomik prej 50 vitesh që e ka zbrazur këtë qytet të lashtë me tradita dhe histori kombëtare, por tani duan edhe ta kthejnë në një shkretëtirë në zemër të Ballkanit. Prandaj ne si dibran, por edhe të tjerët duhet ta mbrojmë sot pronën tonë të përbashkët, ujin e Radikës i cili është vetë jeta jonë. Ne, duhet bashkë, pa dallim kombësie dhe feje të protestojmë për këtë projekt që do zhduki Florën dhe Faunën, do shkatërrojë turizmit në këto anët, do të largojë njerëzit që vijnë për shërim në Banjat e Dibrës, shkurt do vdesin të gjitha ato pak biznese që funksionojnë sot.

Nuk mundet një lum të devijohet pa marrë miratimin edhe të shteteve fqinje, në këtë rast Shqipëria sepse uji është pronë e natyrës, pronë kolektive të njerëzimit jo vetëm të një kombi, por të disa kombësive, me këtë projekt qeveria po nxit edhe një urrejtje etnike duke prishur marrëdhëniet midis fqinjëve, midis shokëve dhe bizneseve.

Të gjithë qeveritarët shqiptar si në Tiranë ashtu edhe në Shkup rrahin gjoksin se marrëveshje nuk ka për devijimin e lumit Radika, se projekti është i parealizueshëm, por ka vite që kane nisur punimet në heshtje dhe fshehtësi. Duket sikur jemi të përgjumër këtë periudhë, duket sikur jemi indiferentë ndaj vetvetes, më duket sikur i thërrasim vdekjes kolektive klinike.

Prandaj si qytetar dibran, si biznesmen, si ish-kandidat i pavarur për komunën e Dibrës së Madhe e pash të arsyeshme të shkruaj këto rreshta për çështjen e lumit të Radikës me qëllimin e mirë që të gjithë se bashku të reagojmë si vëllezër  sepse uji është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetë ne bote.

2 Comments »

  1. Dibrani January 13, 2015 at 2:01 am - Reply

    propozoj qe te caktojme nje date dhe gjithe dibranet anembane ku jane te tubohemi prane brigjeve te Radikes dhe te tregojme se ky lum eshte i Yni

  2. fatoni February 3, 2015 at 7:28 am - Reply

    Te lumte o IBRAHIM KOLARI, je nder te paret dhe me te miret dibran te gurbetit.

Leave A Response »

Click here to cancel reply.