Kultura

dibraime2 April 6, 2014 2
Kultura

Dibra ka qenë një nga vatrat e qëndresës kundër pushtuesve të ndryshëm dhe dha një ndihmesë të veçantë në luftrat shqiptaro-osmane nën udhëheqen e Skënderbeut. Dibra si vend i vjetër ka dhe traditën e vjetër të saj, e cila mund të themi se në mënyrë fanatike ruhet edhe sot. Ajo ka karakteristikat e saja të veçanta me të cila dallohet nga rrethet tjera. Edhe pse ka pasë ndikime të kulturave tjera, dibranët akoma i rruajnë zakonet e vjetra, këngët e tyre të vjetra, lojrat, veshjen dhe të gjithë simbolet tjera etnografike.

Sot ka një stagnim në zhvillimin e sportit dhe kulturës ne mesin e të rinjve, për arsye se shoqëritë dhe objektet e shumta që më parë egzistonin, sot nuk janë aktive apo kanë një aktivitet simbolik Shoqëria e parë kulturore artistike “Liman Kaba” e cila ka qenë e njohur gati në tërë viset shqiptare tani është shkryer në SHKA “Haki Stërmilli”. Mund të përmendim teatrin “Qemal Ajdini” në të cilin teatër janë shfaqur shumë pjesë dramatike nga artistë profesional dha ametërë dibranë. Ekziston edhe grupi i këngëve qytatare “Penestija” i cili gati çdo vit organizon festivalin e këngëve qytetare “Këngët e Penestijes”. Këtu mund të përmendim edhe klubin e shkrimtarëve “ART klub” i cili gati çdo muaj bën prezentim të ndonjë libri të ri të shkruar nga anëtarë të saj.

Nga fusha e sportit do të përmendim klubin më të vjetër futbollistik “Korabi”, i formuar në vitin 1923, klub në të cilin kanë kaluar shumë gjenerata lojtarësh, ne këtë moment luan në ligën e tretë perëndimore. Në Dibër kemi dhe dy klubet të karatesë “Uraniku” dhe “Korabi”, klube të cilët kanë prezentuar shpirtin sportiv të dibranëve nëpër garat internacionale evropiane duke fituar mdalje nëpër këto gara. Klubet e hendbollit dhe basketbollit tani për tani nuk janë aktive.

2 Comments »

  1. Bardhyli January 10, 2015 at 2:18 pm - Reply

    Unë dij se shoqëri kulturore më e vjetër në Dibër, ndoshta e para, ka qenë Shoqëria DJELMËNIA DIBRANE e formuar në v. 1918. Gjeografikisht është shtrirë në hapsirën mbarë dibrane (Krahina e Dibrës) duke filluar që nga Struga e deri përteh Peshkopisë. Në bibliotekën tim e e kam pasë Statutin e kësaj shoqërie, me emrat e themeluescve, me sinimet programore të saj, mënyrën e organizimit, etj, Por, rrethanat shoqërore politike në të kaluarën na detyronin që librat e tillë t’i mëshefnim nëpër skutat më të thella, saqë sot edhe nuk munt t’i gjejmë më.

  2. Bardhyli January 10, 2015 at 2:22 pm - Reply

    Unë dij se shoqëri kulturore më e vjetër në Dibër, ndoshta e para, ka qenë Shoqëria DJELMËNIA DIBRANE e formuar në v. 1918. Gjeografikisht është shtrirë në hapsirën mbarë dibrane (Krahina e Dibrës) duke filluar që nga Struga e deri përtej Peshkopisë. Në bibliotekën tim e e kam pasë Statutin e kësaj shoqërie, me emrat e themeluescve, me synimet programore të saj, mënyrën e organizimit, etj, Por, rrethanat shoqërore politike në të kaluarën na detyronin që librat e tillë t’i mëshefnim nëpër skutat më të thella, saqë sot edhe nuk mund t’i gjejmë më.

Leave A Response »

Click here to cancel reply.