Me rastin e festës së 7 Marsit kryetari i komunës së Dibrës Ruzhdi Lata ka uruar mësuesit për festën e 7 Marsit. Me një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook kryetari Ruzhdi Lata shkruan:
” Të nderuar e të respektuar, mësuesë e mësuese tona, kudo që jetoni e punoni,gëzuar 7 Marsin ditën tuaj. Në këtë ditë ne ju nderojmë ju për punën e kontributin tuaj të madh që keni dhënë e po jepni e do të jepni për mësimin e gjuhës sonë të pastër shqipe të asaj gjuhe që na e lanë amanet të parët. Dhe detyra jonë sot është ta përcjellim ashtu të pastër tek brezat e ardhshëm. Ne jemi krenar me ju dhe me gjithë zemër ju urojmë GËZUAR FESTËN TUAJ, 7 MARSIN, duke ju uruar shëndet e jetë të gjatë. Ne i ruajmë me nostalgji mësimet e këshillat që na keni dhënë mësuesë e mësuese tona të shtrejtë. Ndaj ne këtë ditë një telefonatë një lule, është ajo që ju gëzon dhe ju bën të lumtur ju, kujtimet për ju do ti ruajme të gjithë jetën tonë.
Me respekt, i Juaji m-r Ruzhdi Lata “