Kryetari Ruzhdi Lata harron premtimet mbi deget e disperzuara në Dibër, ndërkohë uron dibranët për universitetin e rri të Shkupit “Nënë Tereza”

dibraime2 December 25, 2015 0
Kryetari Ruzhdi Lata harron premtimet mbi deget e disperzuara në Dibër, ndërkohë uron dibranët për universitetin e rri të Shkupit “Nënë Tereza”

Në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook kryetari i Dibrës Ruzhdi Lata uron Dibranët për universitetin e sapo hapur “Nënë Tereza” në Shkup, por harron një premtim mjaft të madh gjatë gjithë fushatës së tij kur kandidonte për kryetar komune ku ai premtonte se përpos degëve aktuale të disperzuara nga Universiteti Shtetëror i Tetovës do të sillte degë të rreja që të gjithë dibranët dhe familjet në nevoje të kishin mundësi të shkollonin fëmijet e tyre në Dibër. Por ishte një premtim i pa mbajtur i Ruzhdi Latës pasi që ai jo vetëm që nuk solli degë të rreja, por në kohën e tij u mbyllën degët e disperzuara në Dibër, ndërsa tani uron Dibranët për Universitetin “Nena Terezë” në shkup. /DibraIme.com

Ky është postimi i plotë i Ruzhdi Latës në rrjetin social Facebook:

“Të nderuar qytetarë!
Duke qenë se Dibra llogaritet çerdhja e diturisë dhe mësuasja e parë e shqiptarëve të Maqedonisë, kam nderin dhe kënaqësinë që të gjithë dibranëve, kudo që janë, t’u uroj themelimin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, me bindje që ky institucion arsimor, bashkë me Universitetin Shtetëror të Tetovës, të vazhdojnë rrugën e avancimit dhe përparimit të të rinjve shqiptarë në Maqedoni.

Me respekt,
I Juaji, Mr. Ruzhdi Lata”

ruzhdi lata fb

 

Posto një koment »