Kryetari Lata i kënaqur me punën, qytetarët mendojnë të kundërtën

dibraime2 January 25, 2015 1
Kryetari Lata i kënaqur me punën, qytetarët mendojnë të kundërtën

Në rezymenë e tij të fundvitit, kryetari i Komunës së Dibrës Ruzhdi Lata, është shprehur i kënaqur me rezultatet e arritura gjatë vitit 2014. Ndërkohë në disa sondazhe të realiziuara nga Portali DibraIme.com qytetarët Dibran po tregojnë të kundërtën.

Kryetari i Komunës Ruzhdi Lata, në deklaratën e fundvitit 2014, para gazetarëve “shprehu kënaqësi për rezultatet e arritura në pushtetin vendor të Dibrës, bashkëpunimin me qytetarët, ndërtimin në infrastrukturë, por ai tha se më shumë e gëzon fakti që ky vit kaloi pa incidente të mëdha, duke e nominuar Dibrën si qytet me kulturë evropiane”. Edhe pse harroi një incident mjaft të madh, në kohën ku në Dibër vijnë mijra gurbetçarë dhe Dibra vetëm në atë sezon gjallërohet, qyteti u traumatizua nga vjedhja që u bë në argjendaritë e vëllezërve “Erebara”, ku më pas edhe vetë kryetari Lata e tregoi haptas që shefi i policisë dhe shefi i krimeve as që i janë përgjigjur në telefonatat e tij. Kryetari poashtu harroi që gjatë gjithë vitit janë larguar mbi 50 të rinj Dibran për në mërgim, janë bërë disa dhjetra vjedhje vetëm në sezonën verore në Dibër dhe në asnjë rast s’janë gjetur autorët. Poashtu kryetari Lata harroi që edhe në sezonën e dimrit ku përsëri në Dibër vijnë gurbetçarët dhe pritet që të gjallërohet ekonomia Dibrane kompania “EVN” i la pa rryme elektrike të gjithë fshatrat e Dibrës, madje edhe gjatë ndërrimit të viteve, me ç’rast gurbetçarët u detyruan të ikin duke mos ndenjur as edhe një ditë në shtëpitë e tyre.

Qytetarë të ndryshëm Dibran, për DibraIme.com, thonë se nuk ka pasur ndonjë ndryshim për të mirë që kur kryetari Lata ka marrë drejtimin e komunës të Dibrës, madje nëpër rrjetet sociale shumë qytetarë shprehin pakënaqësitë që kanë ndaj qeverisjes lokale.

Gjithashtu edhe në sondazhin që u realizua nga DibraIme.com, ku pyetja ishte: “Sa jeni të kënaqur nga puna e deritanishme e kryetarit të Dibrës?” nga rreth 1000 pjesmarrës në sondazh, pjesa dërmuese e qytetarëve Dibran ishin të pakënaqur nga puna e deritanishme e kryetarit Ruzhdi Lata, pasi që reth 35% e votuesve mendojnë se deri tani kryetari Lata ka dështuar plotësisht, 30% e votuesve kanë zgjedhur përgjigjen “aspak të kënaqur”, përgjigjen “mundej edhe më mirë” e kanë zgjedhur 11% e qytetarëve dhe “deri diku mirë” rreth 6% e qytetarëve, ndërsa vetëm 18% e votuesve kanë votuar se janë “shumë të kënaqur” nga puna e deritanishme e kryetarit Ruzhdi Lata.

(Sondazhi i realizuar nga DibraIme.com nuk ishte një sondazh profesional, pasi që bëhej fjalë për pyetje që u bëhen të gjithëve qytetarëve dhe jo kampionëve të përpunuar në mënyrë shkencore, pra, kishte si qëllim të vetëm të lejojë qytetarët Dibran të shprehin mendimin e tyre për punen e deritanishme të kryetarit, Ruzhdi Lata.) /DibraIme.com

One Comment »

  1. Dibrani 100% January 27, 2015 at 1:36 am - Reply

    Natyrisht qe eshte I kenaqur; ngriti pagen e vete , punesoj ato 18 % qe aprovojne “punen” e tij , ndoshta I ka 3, 4 pagesa ( si gjithmone ) dhe prap hap syte nga mergimtaret , se ndoshta dikush Po investon ne diber ose kritikon mergimtaret per mos investim ne diber . ABSURDE !, ishallah dibranet zgjohen nga gjumi dhe te kuptojne se Dibres I duhet nje biznis person qe te udheheq dibren e Jo matrapaz me 3 pagesa dhe koprac I pa ngopur kurre !.ndoshta do vij Ajo dite kurre do zgjohen nga gjumi dibranet qe nuk Kane guxim te flasin e veprojne haptas. Por mos haroni se dita qe do te vendosin torbeshet nuk eshte larg , vec vazhdo Afuz kopraci me largimin e 50 /60 te rinjve per cdo vit ?!.

Posto një koment »