Komuna e Dibrës ditëve të fundit ka ndërruar automjetin zyrtar duke e blerë automjetin e ri të të nejtit lloj vetëm prodhimi i muajve të fundit, shkruan InfoShqip.
Shpenzimi prej 50.000 eurosh i kësaj komune për automjetin e ri në kohën kur qyteti i Dibrës vuan për investime në infrastrukturë për shkak të gjendjes të rëndë degraduese të saj, ngjalli mjaftë rreagime në opinion, reagime të cilat nxitën kryetarin e Komunës Ruzhdi Lata të dalë me deklaratë arsyetuese.
Arsyetimi i Latës për blerjen e re ishte tejet banal dhe qesharak, ai u shpreh se ky mjet i duhej komunës për shkak të terenit, ishte një investim që sipas tij duhet bërë.
Makina e vjetër e cila i shërbeu Komunës për 4 vite që kur Ruzhdi Lata erdhi në pushtet para 4 viteve nuk ishte në një gjendje të atillë sa të mund të mos i kryente më nevojat e Komunës, përkundrazi ajo ishte në një gjendje mjaftë të pëlqyeshme dhe e shfrytëzuar vetëm 4 vite nga Komuna, si duket, zyrtarët e Komunës nuk përshtaten me automjete të cilat janë blerë ne mandatin pararendës, qofshin ata edhe automjete të reja vetëm 4 vite të shfrytëzuara dhe ky mund të quhet një keqpërdorim i pastër i buxhetit të qytetarëve kur komuna e Dibrës është e zhytur në borxhe dhe infrastruktura rrugore është në gjendje të mjerueshme. /InfoShqip.com