Komuna e Dibrës nuk do lejojë privatizimin e pronës publike pa pëlqimin e qytetarëve

dibraime2 April 30, 2014 0
Komuna e Dibrës nuk do lejojë privatizimin e pronës publike pa pëlqimin e qytetarëve

Këshilli komunal i  Dibrës ka hedhur poshtë kërkesën e kompanisë aksionare “Knauf-Radika”, për shqyrtimin e ligjit për privatizim dhe qiradhënie të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore që do ti mundësonte asaj shfrytëzimin e pjesës malore me mineralin e gipsit.

Një pjesë e këshilltarëve nuk e miratuan pikën e lartpërmendur ,duke u arsyetuar me faktin se pa pëlqimin e banorëve të fshatit Kosovrast të poshtëm, pjesa malore   me mineralin e gipsit të cilën duhet ta shfrytëzon Knauf Radika, nuk do ta miratojnë këtë pikë, ndaj diskutimi rreth kësaj pike do të vijon në seancën e ardhshme të Këshillit komunal të Dibrës.

Këshilli komunal i Dibrës miratoi raportin e realizimit të Buxhetit të komunës , gjegjësisht realizimin e  të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën janar-mars të këtij vitit. Në këtë periudhë kohore 100 për qind  janë realizuar të hyrat publike në vlerë prej 70.802.825 denarë, ku pjesa më e madhe ka të bëjë me dotacionet ose rreth 42 milion denarë. Sipas bilancit deri më tani janë realizuar shpenzime  në vlerë prej 52.253.230 denarë. Përndryshe, buxheti i komunës së Dibrës për këtë vit,  kap vlerën prej 284.430.000 denarë.

Gjatë kësaj seance kishte edhe diskutime rreth vendimin e përcaktimit të nevojës për sjelljen e dokumentacionit urbanistik  të planit  për ndryshim të trasesë së infrastrukturës rrugore, për përcaktimin e statusit juridik të objektit pa leje, në rrugën e projektuar “Xhavit Ushtelenca”,”Dilaver Sela” dhe një objekt në fshatin Gari.

Posto një koment »