Periudha parazgjedhore e raundit të dytë, ku do ballafaqohen në garë kandidati i BDI-së Ruzhdi Lata, njëherazi kryetari aktual i Komunës, me kandidatin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Agolli, po karaktarizohet si asnjëherë më parë, me gjuhën e urrejtjes në besime fetare, respektivisht praktikimin e tyre dhe klasifikimit të shoqërisë në katundarë dhe qytetarë.
Edhe pse në Dibër nuk ka më fshatra të banuara nga dibranë, ky problem i paqenë po riaktualizohet me qëllime të përfitimeve elektorale, shqetësues është edhe fakti tjetër i përhapur në masë për akuza nga kampi politik i BDI-së që hidhen në drejtim të oponentëve të tyre për arsye fetare, ata synojnë qytetarët praktikantë të fesë, duke iu argumentuar atyre se oponentët e BDI-së janë strehë e ateizmit dhe pabesimit.
Këto fenomene dhe dukuri të mbrapshta këta zgjedhje kanë qenë një risi e keqe dhe e shëmtuar për qytetin tonë, paraqesin një nivel tejet të ulët të politikbërjes të pa parë që nga koha Jugosllave ku qarqe të ndryshme nxisnin ndarjen e dibranëve në ndarje fetare dhe sociale respektivisht në katundarë e qytetarë.
Dibranët janë shprehur të indinjuar dhe revoltuar nga këto ngjarje, ata shprehen se Dibra kurrë nuk ka pasur një problematikë të tillë, ndasia dhe armiqësia në bazë shtresash e sidomos në atë fetare dhe sociale, ka qenë dhe do jetë një problem inekzistent në këtë qytet./DibraIme.com