KOMENT/ Dibra e Madhe do rikthehet ashtu siç ka qenë, qytet i rëndësishëm dhe qendër që do lidhë Shkupin me Tiranën

dibraime2 November 13, 2017 0
KOMENT/ Dibra e Madhe do rikthehet ashtu siç ka qenë, qytet i rëndësishëm dhe qendër që do lidhë Shkupin me Tiranën

Dibra e Madhe me plot bindje mund të thuhet se është qyteti më i dëmtuar shqiptar në mbi një shekull nga gjithë ndryshimet e sistemeve udhëheqëse shtetërore, rendeve kushtetutaro-juridike, ndryshimit të kufijve, ligjeve, që e transformuan atë nga krahina më e madhe shqiptare që kfizohej me Matin, Tiranën, Elbasanin, Librazhdin, Strugën, Kërçovën dhe Gostivarin në një qytet që kufizohet me vetveten e gradualisht duke i tkurrur kufinjtë e saj verior, lindor dhe jugor, shkruan InfoShqip.com

Të pakontestueshme janë faktet se mësuesit dhe shkollat e para shqipe që arsimuan dibranët dhe gjithë shqiptarët e Maqedonisë ishin nga Dibra edhe pse ky fakt është kontradiktor me fatkeqsinë që Dibra nuk është sot një qytet universitar, qyteti që ishte burim i kulturës dhe civilizimit, shembull i emancipimit për qytetet e saj fqinje, nuk eci me ritmet e duhura për ta shtuar e shumfishuar këtë pasuri brenda qytetit por ky kapacitet u destinua për tu shpërndarë në qytetet dhe shtetet tjera.

Edhe pse ishte ura lidhëse e qyteteve shqiptare të Maqedonisë me Tiranën në një të kaluar të afërt, Dibra sot për 10 kilometra të pambaruara nuk arrin të lidhet me Kërçovën. E tkurrur në territor, pa rrugë dhe infrastrukturë, ditë pas dite ajo u degradua nga politika të qëllimshme qëndrore sllavo-maqedonase. I tillë do ishte fati i ardhshëm i këtij qyteti po të mos vinte vemendja e Tiranës për Dibrën në tërësi.

Për fatin e mirë të dibranëve në të dy anët e kufirit, Qeveria e Republikës së Shqipërisë realizimin e rrugës së Arbërit e ka një nga synimet e saja kryesore të këtij mandati, vepër kjo e cila do i jepte frymë dhe gjallëri Dibrës së përhumbur dhe përfjetur në të dy anët e kufirit.

Rruga e Arbërit do afron me 100 kilometra Shkupin me Tiranën, e kjo do bëhet e mundur vetëm nëpërmjet Dibrës së Madhe. Shqiptarët e Maqedonisë do jenë një hap më afër shtetit amë dhe kryeqendrës së saj, por duke kaluar nga Dibra. Ky fakt si duket ka zgjuar rreagime të shumta, edhe brenda palës shqiptare në Maqedoni, ku individë të caktuar kanë dalur me deklarata tendencioze dhe subjektive që qeveria e Maqedonisë të mos i kushtojë rëndësi investimeve për lidhje infrastrukturore nëpërmjet Dibrës por nëpërmjet Strugës duke arsyetuar se Rruga e Arbërit nuk do ketë fluksin e mjaftueshëm të lëvizjes që do zgjonte interes për shtetin e Maqedonisë, arsye të pabaza dhe tejet subjektive, rruga e Arbërit do shkurtojë distancën mes Tiranës dhe Dibrës, Kërcovës, Gostivarit, Tetovës, Shkupit me 100 kilometra, dhe kjo do bëhet nëpërmjet Dibrës së Madhe, qyteti që përherë ka qenë afër me Tiranën, në pak vite do afrojë edhe shqiptarët tjerë rreth e rotull saj./InfoShqip.

Posto një koment »