Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (UNITETI-RDK), Xhafa – aktivitete me Forumin e gruas në Dibër (FOTO)

dibraime2 October 9, 2017 0
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (UNITETI-RDK), Xhafa – aktivitete me Forumin e gruas në Dibër (FOTO)

Kandidati për Kryetar të Dibrës nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët (UNITETI-RDK), Shkëlqim Xhafa, sot ka realizuar takim koordinues me Forumin e gruas së Unitetit në Dibër. Përveç elaborimit të përbashkët të Platformës zgjedhore të z.Xhafa, në takim u bisedua për angazhim sa më të madh të Forumit të gruas, me qëllim të krijimit të mundësive për marrje të përgjegjësive më të mëdha të gjinisë femërore në shoqërinë tonë.

Shkëlqim Xhafa ka premtuar se roli i gruas shqiptare do të jetë në nivel të merituar, pasi ajo ndër dekada e shekuj ka dëshmuar se është shtylla e familjes por edhe e shoqërisë sonë në përgjithësi.

Në takim ka marrë pjesë edhe kryetari i partisë Uniteti, Gjen.Gëzim Ostreni i cili potencoi rëndësinë e momentit politik dhe të angazhimit të secilit individ që bartë në vete përgjegjësi për të ardhmen e pasardhësve dhe të vendit. Ostreni potencoi rolin e femrës shqiptare në ndërtimin e së kaluarës sonë, por edhe domosdoshmërinë e afirmimit të saj në ndërtimin e së ardhmes.

Posto një koment »