KMSH vlerëson kontributin e Haxhi Vehbi Dibrës

dibraime2 April 18, 2015 1
KMSH vlerëson kontributin e Haxhi Vehbi Dibrës

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizoi aktivitetin kulturor “Haxhi Vehbi Dibra, një jetë në shërbim të Islamit dhe Atdheut”, ku u promovua libri i H. Vehbi Dibrës “Ç’urdhnon Kur’ani”, si dhe u transmetua premiera e dokumentarit kushtuar jetës dhe veprës së këtij dijetari dhe patrioti të madh.

Në aktivitetin e zhvilluar në ambientet e Universitetit Bedër, morën pjesë figura fetare e intelektuale islame, përfaqësues të institucioneve shtetërore, kulturore e akademike, familjarë të H. Vehbi Dibrës, studentë e të ftuar të tjerë.

Kryetari i Komunitetit Mysliman, z. Skender Bruçaj, theksoi se Komuniteti Mysliman historikisht ka qenë promotor në promovimin e personaliteteve islame dhe atdhetare.

“Aktivitetet dhe botimet e institucionit dëshmojnë qartë përpjekjet e vazhdueshme për të vendosur në vendin që meritojnë ata njerëz të cilët sakrifikuan gjithçka për të mirën e fesë dhe atdheut, një prej të cilëve ishte padyshim edhe Haxhi Vehbi Dibra. Për kontributin dhe vlerat që përfaqësonte, H. Vehbiu mbetet një emër i madh në historinë e vendit dhe komunitetit tonë”, u shpreh z. Bruçaj.

Kreu i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Ilir Hoxholli, vlerësoi Komunitetin Mysliman (Drejtorinë e Kulturës) për promovimin e figurave fetare e atdhetare, të cilët, falë kontributit e tyre të çmuar, lanë gjurmë të pashlyera në kujtesën e popullit.

Nga panelistët fillimisht e mori fjalën Dr. Genti Kruja, drejtor i Kulturës në KMSH. Ai theksoi se ky botim, i cili vjen në vazhdën e botimeve të KMSH-së, është një përmbledhje e shkrimeve të shumta që H. Vehbi Dibra la pas si trashëgimi për brezat.

“Libri, – tha z. Kruja, – është titulluar “Ç’urdhnon Kur’ani”, ashtu siç i titullonte H. Vehbiu shkrimet e tij. Edhe pse tematikat janë kryesisht fetare, në të trajtohen edhe çështje me të cilat përballeshin myslimanët dhe shoqëria e asaj kohe”.

Ndërsa publicisti dhe shkrimtari z. Besnik Mustafaj u shpreh: “Sot jemi mbledhur për të kujtuar me respekt kontributin e madh të H. Vehbi Dibrës, i cili, së bashku me shumë patriotë të tjerë hodhën themelet e dashurisë për besimin, kulturën dhe dijen në përgjithësi, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ngritjen e shtetit shqiptar, Komunitetit Mysliman e më gjerë.”
Aktiviteti u përmbyll me shfaqjen e dokumentarit premierë kushtuar veprimtarisë fetare e kombëtare të H. Vehbi Dibrës, prodhuar nga Drejtoria e Kulturës me regji të gazetarit Ferit Lika.

One Comment »

  1. Haxhi Kuqi March 26, 2021 at 10:28 pm - Reply

    Duhet qe historia Jone qe e kan shkrue komunistat,te ndryshohet,ose ne te kunderten kombi shqiptar do te zhduket.Lavdi vepra héroïke e Hoxhes Vehbi Dibres.Genjeshtra po jetojka shume,dhe me pasoja.Vellazer atdhetar,Rasti i fait te njejte eshte edhe Fati im.Une ne vitin 1968 ne Suhareke mbas Osman Geges neper Suhareke une e kam bartur flamurin kuq e zi.Per Osman G.Dervish Shaqa ja kendon kengen e mua jo.Diqka nuk eshte ne rregull puna shqiptare.Ne vitin 1971 ne sutjeske e kam mbrojte flamurin nga ushtria jugosllave ne krye me gjeneralin e jugosllavise Nikolla Lubiqiqin dhe nga brigadat serbe.Une i kam rrahur serbet e shoket e mi shqiptar ne vend te serbeve,u quan te nxjerri hak per serb.Dhe jam detyrue me kecye nga dritarja e têre naten me fjet ne mal.Dhe mu keta shqiptar o atdhetar te nderuar po paraqiten ma shqiptar.Me 11 mars te vitit 1981 ne menzen e studentave ne Prishtine,une i kam nis mi thye pjatat ne menze,tjeret ma vodhen vepren Time duke u nisur qe nga Gani Koci,Syle Muja,Murat Musliu,Kadri Kryeziu,Xun Qeta,Bahrije Kastrati e tjere,.Keta nga veprat îme fituan prestigje,e bénéficione e une faqen e zézé.Dhe mu kjo fare e qelbure me etiketojne udbash.Sivjet per oervjetor te demostratave me 12 Mars 2021, Alu Ahmeti e ka nxite Bedri Islamin me shkrue per Xhevat Zeken kinse ky i ka nis demistratat i pari ne menzen e studentave.E thirra ne telefonat Bedri Islamin dhe e pyesi,a je i sigurt se ky Xhevat Kryeziu i ka nis me thye ne menze?Jo ma ben,por me ka nxite Ali Ahmeti me shkrue.Ja Bana te paska genjye keq,se une jam ai student qe i kam thye i pari pjatat tjeret po genjen shoket e tu te LPK es.Si sherbetoret e serbise.Te nesermen. E thirra Xhevat Zeken,nje hère thote jo une si kam nis,pastaj kurvi tregova se Ali Zagari e ka nxite le shkrue Bedri Islami,i ndryshon fjalet por te mbeshtjellta.Jan inqizimet qe i kam hudhur ne you tube.Kur e pyesi ne Ora sa jan thye pjatat e para?Thote ne Ora 6ose ne oren 6 e 30 minuta.Kur e pyesi ne cilen âne te menzes jan nis mu thye pjatat?Me ban ne anen jugore?Kur e pyesi sa student ishin n’a ato qaste?Nuk e din.I them ti me tête ata qe keni shkrue romane e keni gente popullin bre argatet e shkaut.Ti ma se pari nuk e dini oren e sakte ne Ora sa jan nis me thye pjatat ?Pjatat jan thye fixe ne oren 16 e 45 minuta.Dhe nuk jan thye ne anen e jugut por ne te kunderten o rrenc.Po si eshte e mundur mu dhan mbremja kaq heret ,ka qen drite ma ben.Po Bash drite ka qen me diell o rrencan ja beje,se vertete drite bile me film.Dhe per te dal ne drite e verteta ime me 11 mars te vitit 1981 kete dite isha ne orovim ne kushtetute dhe me te shkue ne konvikt duke hyp shkalleve te menzes i Shoh duke shite Bana te darkes,dhe i pyesi a kaq heret ja kan nis me dhan darken?Po ma bajn,dhe e bleu Nji Bone dhe ngjitem nalte ne anen e kundert Ku qdo dite shperndarja ka fillue vertete ne anen jugore e kete dite per qudi jo.Dhe dis genjejne keta zagar fare ska pas pritje per ushqim,pos e kam marr Nji pire me mish dhe po sa Bana mu ule tavolin cimeri il i nderuar Bajrush Ahmeti mi ngul sur ne gjallentim dhe ma ban;O cimo qka te paskan qite me hanger?Qka bre ha bah?A nuk e sheh qimen e kalit.Kam bertit o vellaznit keta komunista po dojkan me n’a helmue e nanen,dhe u kam meshue pjatave per toke Ku kam thye edhe xhama,karrika e tavolina.Pas meje po kush ka qen e se ka Hyre ne menze kan thye pastaj edhe ne anen e jugut por jo pjata pos karrika e tavolina se ma nuk kan dhen ushqim.Qe han shqiptaret kaq pisa nuk e kisha ba m’en.Me ti vjedhe veprat atdhetare kjo eshte me then qilu toke e te hy per se gjalli ne dhe e mos ti Shoh keta qelbesira.I kam kompletue te gjitha bisedat por nuk ka shqiptar qe guxon ti botoj te verteta.Mjer kjo toke qe po n’a ushqen.Allahu i mbroft atdhetaret e vertete.Me nderume Haxhi Kuqi

Leave A Response »

Click here to cancel reply.