Njëri nga klubet futbollistike shqiptare në Maqedoni me histori më të gjatë, Korabi, festoi 90 vjetorin e themelimi të tij.Korabi ka pasur shumë ngritje dhe rënie në historinë e vet, dhe shumë vështirësi veçanërisht të natyrës financiare. Sidoqoftë, lojtarët dhe trajneri arritën t’ja rikthejnë dinjitetin Korabit, duke e rikthyer atë në Ligën e Dytë pas trembëdhjetë vitesh.
Me datë 28 maj, u organizua akademi solemne në të cilën u përmendën kujtimet e shumta dhe emocionet që ka dhuruar klubi dibran.
Për të festuar përvjetorin, një ndeshje miqësore do të zhvillohet sot mes Korabit dhe kampionit të futbollit në Maqedoni, klubit shqiptar Shkëndija. Kampioni në fuqi është edhe një krenari për të festuar, tifozoat të të dy ekipeve do të ndezin flakë stadionin sot në ora 16, ashtu sikurse pamja në vijim. Edhe qindra viteve ju urojmë të dy ekipeve tona!