Kinezët në prill nisin ndërtimin e Rrugës së Arbërit

dibraime2 January 29, 2015 0
Kinezët në prill nisin ndërtimin e Rrugës së Arbërit

Kinezët pritet të marrin në dorë brenda muajit prill ndërtimin e Rrugës së Arbërit që lidhur Shqipërinë me Maqedoninë, apo akset që lidhin dy Dibrat, si pjesë e Korridorit 8.

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto deklaroi se tashmë kompania e kontraktuar do të nisë punimet brenda pak muajve.

Besoj se brenda muajit prill do miratojmë ligjin përkatës për akordimin e kontratës së Rrugës së Arbrit kompanisë kineze e cila paraqiti ofertën, tha ai.

Haxhinasto i ka bërë thirrje kompanive të ndërtimit të rrugëve që të zbatojnë standardet e vendosura në kontratë ose në kundërt do të penalizohen.

Edmond Haxhinasto: “Është thellësisht e domosdoshme vendosja e standardeve shumë më të larta se deri më sot në realizimin e infrastrukturës. E kam fjalën nga momenti I planifikimit që do të jetë në tërësi”.

Posto një koment »