Shoqata e bashkatdhetarëve në vendet perëndimore evropiane dhe SHBA paralajmërojnë ardhjen e masive në vendlindje këtë verë.
Ata thonë se pritet këtë verë në Dibër, Qendrën e Zhupës dhe rajonin e Rekës të arrijnë mbi 11 mijë bashkatdhetarë të cilët pushimet verore do t’i kalojnë me të afërmit e tyre në vendlindje.
SIpas traditës, së pari vijnë bashkatdhetarët e SHBA-së, prej ku pritet të vijnë më shumë se tre mijë. Numri më i vogël veçmë kanë arritur, por më masovisht priten kah fundi i këtij muaji.
Nga vendet perëndimore evropiane, më së shumti nga Italia, Gjermania, Zvicra dhe Luksemburgu, ku ka edhe më së shumti kurbetqarë nga ky rajon, duhet të arrijnë rreth tetë mijë.
Ata vijnë më së shumti kah mesi i korrikut, ku në rajonin e Dibrës dhe Rekës dhe në Zhupë bëhen shumë festa.
Edhe ata të cilët jetojnë në Evropë dhe ato në Amerikë fillojnë të kthehen prapa kah fundi i gushtit.