Nesër më datë 20 Shkurt 2016 me fillim në ora 19:00 në amfiteatri pranë “Qendrës për Kulturë – Dibër” këshilli opozitar do të mbajë tribunë me temë “Bëhu edhe ti opozitë e së keqes!’’.
Në tribunë do të marrin pjesë anëtarët e grupit koordinues të Këshillit Opozitar, si dhe personalitete të larta të jetës publike në Maqedoni dhe nga mërgata shqiptare, të cilët do të kenë fjalë rasti, ndërsa fjalën qendrore do ta ketë shkrimtari Kim Mehmeti.
Ky është teksti i plotë i publikuar në faqen zyrtare të Këshillit Opozitar në Facebook:
“Këshilli Opozitar fton të gjithë banorët e Dibrës me rrethinë në tribunën e organizuar me temë:
“Bëhu edhe ti opozitë e së keqes!’’
Në tribunë do të marrin pjesë anëtarët e grupit koordinues të Këshillit Opozitar, si dhe personalitete të larta të jetës publike në Maqedoni dhe nga mërgata shqiptare, të cilët do të kenë fjalë rasti, ndërsa fjalën qendrore do ta ketë shkrimtari Kim Mehmeti.
Data: 20.02.2016 (e shtunë)
Vendi: Amfiteatri pranë Qendrës për Kulture – Dibër
Ora: 19.00 h.