Kastriot Haxhirexha apelon tek diaspora ne Amerike per te dale ne votime

dibraime2 April 6, 2014 0
Kastriot Haxhirexha apelon tek diaspora ne Amerike per te dale ne votime

Kastriot Haxhirexha apelon tek diaspora ne Amerike te regjistrohet dhe te dale ne votime.
Haxhirexha: Ne SHBA dhe Kanada eshte obligim moral dhe patriotik i cdo qytetari shqiptar qe te angazhohet ne kete proces duke ritur keshtu shanset per fitore te kandidatit shqiptar, Tefik Abdullai”
Ne prag te zgjedhjeve parlamentare te parakohshme bashkekombasit tane ne SHBA kane mundesine e shkelqyeshme qe te perfaqesohen ne parlamentin e Maqedonise me delegatin e tyre i cili ne menyre direkte do te reflektoje interesin dhe vullnetin e diaspores shqiptare per mbrojtjen e interesave tona kombetare dhe mbarevajtjen e proceseve integruese ne Republiken e Maqedonise.
Ne kohen kur kabineti i Gruevskit eshte angazhuar me gjithe potencialin e vet ne perpjekje te manipulimit edhe te ketyre zgjedhjeve me qellimin e vetem qe kandidati i tyre te dale edhe njehere fitues ne zonen qe perfshin SHBA dhe Kanadane eshte obligim moral dhe patriotik i cdo qytetari shqiptar qe te angazhohet ne kete proces duke ritur keshtu shanset per fitore te kandidatit shqiptar
Nuk duhet te egzistoje as edhe dyshimi me i vogel se mes z. Tefik Abdullahi dhe kandidatit maqedonas eshte ne interesin tone kombetar dhe ne interesin e cdo qytetari shqiptar si ne SHBA ashtu edhe ketu tek ne fitorja e kandidatit shqiptar.
Fitorja e z. Tefik Abdullahi nuk ka vetem rendesi politike – ritja e numrit te deputeteve shqiptar ne parlamentin maqedonas por kjo fitore njekohesisht do te mundesoje vendosjen e nje ure direkte komunikimi mes qytetareve shqiptar dhe institucioneve me relevante te SHBA si aleati me i mire, me besnik dhe me i forte i shqiptareve.
Fitorja e kandidatit shqiptar eshte ne doren e gjithsecilit prej nesh. Vota e cdo qytetari shqiptar eshte vote e dinjitetit dhe e krenarise së te qenurit shqiptar,eshte vote e cila jo vetem qe rit fuqine tone politike por tregon edhe epersine tone numerike ndaj qytetareve maqedonas ne kontinentin Amerikan
Ndaj ne sot apelojme tek gjith bashkeqytetaret tane qe ti pergjigjen kesaj sfide dhe me indiferentizmin e tyre mos te krijojne hapsire per politikat shoviniste maqedonase te cilat kane per qellim dobesimin politik te shqiptareve dhe perpjekjet per te minimizuar perqindjen e shqipetareve si ne Republiken e Maqedonise ashtu edhe ne diaspore

Zoti bekofte shqiptaret
Zoti bekofte te ardhmen tone
Zoti bekofte trojet tona dhe SHBA

Ju pershendes perzemersisht duke ju uruar suksese ne rugen drejt fitores tone te madhe

Posto një koment »