Karvani i librit i organizuar nga ana e Lidhjes së botuesve shqiptar në Maqedoni, arriti edhe në Dibër me numër të madh të librave dhe shtëpive të shumta botuesve.
“Është një kënaqësi e veçantë që për herë të dhjetë e sjellim librin në Dibër, mikpritja dhe dashuria ndaj librit është e madhe meqë këtë mikpritje nuk e kemi në asnjë qytet të Republikës së Maqedonisë. Lidhja e botuesve shqiptar përveç që bën karvanin e librit në shtatë qytete të Maqedonisë, e njëjta pretendon që librin shqip ta publikojë në gjithë qytetet e Maqedonisë dhe panairet ndërkombëtare duke filluar nga Frankfurti, Parisi Bolonja, Stambolli ,Mali i Zi, Brukseli etj, kështu që ne kemi mision që librat që i marrim dhe i prezantojmë nëpër panaire. Ne si lidhje e botuesve shqiptar, mundohemi që çdo qytet botëror të ketë libra shqip të trevave shqiptare por edhe më gjerë, tha për Portalb, Kryetari i lidhjes së botuesve shqiptar në Maqedoni, Sevim Ameti.
“ Në këtë panair janë prezent katërmbëdhjetë shtëpi botuese nga Shqipëria ,dy nga Kosova dhe pesë nga Maqedonia, ka mbi 1500 tituj dhe ka përzgjedhje të madhe për dibranët. Duke nisur nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërçova, ne jemi shumë të kënaqur me këtë karvan kulturor, theksoi Ameti.
“Më vjen mirë që sot bëjmë hapjen e Karvanit të librit i cili për dhjetë vite falë kryetarit të shoqatave botuese të librit shqiptar në Maqedoni, karvani i librit nuk e harroi Dibrën për këto vite. Unë jam mirënjohës dhe më vjen mirë që Dibra sot bën hapjen e këtij karvani ku dibranët do të informohen me libra dhe botime të reja meqë Dibra ka qenë dhe është lexuese e dashur e librit”, theksoi kryesuesi i Këshillit komunal të Dibrës, Bashkim Mashkulli