Kampionati mbarëkombëtar me dy përfaqësuese shqiptare nga Maqedonia!

dibraime2 April 6, 2014 0
Kampionati mbarëkombëtar me dy përfaqësuese shqiptare nga Maqedonia!

Gjatë fundjavës në Tiranë është zhvilluar kampionati mbarëkombëtar në karate për kadet, junior dhe senior. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë mbi 100 garues nga Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Interesante është se kjo e fundit u paraqit me dy përfaqësuese shqiptare ajo që e udhëhiqte Shefi Reçi dhe tjetra nga klubet vendore KK Forca nga Shkupi, KK Drini nga Struga dhe KK Uraniku nga Dibra.

Këto tre klube së bashku arritën këto suksese. Argjend fituan Erkan Lusjani (-68kg, junior) e Veli Qamili (-76kg, junior), kurse bronz morën Mahmut Qamili, Shaban Murtishi, Arsim Iseni, Buran Nurdini dhe Qëndrim Papranikun. Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Reçit arriti këto suksese. Me ari janë stolisur Doan Osmani (-70kg , kadet) dhe Vigan Xhabiri (-52kg, kadet). Me argjend Ylli Fetahi (-52kg, kadet), Bashkim Leka (-55kg, junior), Ilir Mehazi (-57kg, kadet), Medina Bujari (-59kg, seniore) dhe Albion Idrizi (-61kg, junior), kurse bronz morën Elsa Dika, Arbenita Ameti, Ramazan Isa, Bekim Koxhaxhiku dhe  Gazmend Gafuri.

“Kemi shkëlqyer përkundër padrejtësive të mëdha që na bënë gjyqtarët.  Ne si sportistë, këto padrejtësi do t’i zbërthejmë në motiv plus dhe do të na inspirojnë më tepër që ta risim intezitetin dhe vigjilencën në stërvitje si në përgatitjet fizike ashtu edhe në ato taktiko teknike”, tha trajneri Durim Paçuku. Federata shqiptare e karatesë në fund ndau edhe disa mirënjohje ku njëra prej tyre ishte e rezervuar për seleksionuesin e reprezentacionit të Maqedonisë për të rinj, Arlind Huseini, të cilit iu nda një plakat për të arriturat e tij si trajner.

Posto një koment »