Ditën e djeshme në ora 19:00, në Hotel Leon, Klubi i Karatesë Uraniku, mbajti një koktel solemn për nder të sportistëve të këtij klubi, ku ishin të ftuar familjarët e sportistëve, sponsorët dhe shumë e shumë të ftuar të tjerë. Ky klub gjatë vitit 2014 arriti të korrë një sukses mjaft të madh duke marrë 60 medalje në total, nga të cilat 16 medalje ari, 32 argjendi dhe 12 bronzi.
Fjalën hyrëse e mori kryetari i klubit, Roland Pahumi, i cili theksoi vështirësitë që kanë si klub, faleminderoi prindërit për mbështetjen e plotë, kompaninë Unik Turs, ndërmarrjen “Standard” me në krye Mazllum Lleshin, si dhe të gjithë sportistët për sakrificat e tyre. Gjithashtu, trajneri Durim Pacuku, foli për arritjet e vitit 2014, dhe pjesmarrjet nëpër gara që të gjitha kanë qenë në kurriz të prindërve.
Kryetrajneri, Luan Gjergji, shprehu pakënaqësitë ndaj komunës e cila ka refuzuar t’i mbështesë si klub, me të cilin i gjithë qyteti dibran përfaqësohet në mënyrë dinjitoze në gara ndërkombëtare dhe internacionale dhe se të gjithë duhet të ndiejmë krenari për arritjet e këtyre sportistëve që kanë sakrifikuar gjithçka për të arritur sukses.
Më pas eventi vazhdoi duke dekoruar sportistin Jon Batku me titullin “Mjeshtër” i cili u dekorua me diplomë të arrdhur direkt nga Japonia e nënshkruar nga instruktori i karatesë Hitoshi Kasuya. Në fund të eventit duke marrë parasyah edhe vështirësitë financiare të klubit, dhuruan për të gjithë fëmijët nga një qese për Vitin e Ri. Me ketë rast Klubi i Karatese Uraniku, mbylli një vit të suksesshëm duke shpresuar se edhe në ardhmen do të korrin suksese akoma më të mëdha.
Urime k.k. uraniku.
Gjithe sukseset edhe ne te ardhmen.
Nje keshille – nderrojeni kryetarin se eshte birr spiuni e hajduti.
Prej mu..it, m..t del.