Në Mavrovë, Berovë dhe Lazaropolë, në mëngjes janë matur temperatura më të ulëta prej minus 11 dhe minus 10 gradë Celsius, mbi zeron janë matur temperatura vetëm në Gjevgjeli – një gradë Celsius.
Në mëngjes në Dibër janë matur – 9 gradë Celsius, – 7 në Pozharan, Pozhar dhe Tetovë, – 6 gradë Celsius në Strumicë, Manastir, Topollçan, Kriva Pallankë, – 5 gradë Celsius në Gjurishte, Krushevë, Ohër dhe Vinicë, – 4 gradë Celsius në Prilep, Pretor dhe Shtip, – 3 gradë Celsius në Shkup, Kavadar, Kumanovë, -2 në Dojran, Demir Kapi, Shkup – Zajçev Rid.
Më së shumti borë prej 32 centimetrave ka në Mavrovë, 24 në Lazaropole, 14 në Krushevë, Pozharan, 13 në Gjurishte, 12 në Berovë, 10 në Pozhar, 8 në Tetovë, 6 në Manastir, 5 në Topollçan, Shtip, 3 në Strumicë dhe një centimetër në Kriva Pallankë.
Moti në mëngjes është me vranësira të ndryshueshme, vende-vende me erë të dobët veriore. Gjatë ditës do të mbisundojë mot i ndryshueshëm me periudha të diellit. Në orët e mbrëmjes në pjesët verilindore do të ketë kushte për botë të dobët lokale. Do të fryejë erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura e ditës do të lëvizë prej -2 deri në 5 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me erë të dobët veriperëndimore. Temperatura do të arrijë deri në 2 gradë Celsius.
Nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në orët e hershme të paradites dhe në pjesët verilindore me kushte për borë të dobët. Do të fryejë erë e dobët ndërsa përgjatë Vardarit erë veriore mesatare. Pastaj në ditët në vijim do të mbisundojë mot me diell dhe më ngrohtë me vranësira mesatare. Temperaturat e mëngjesit dhe të ditës do të jenë në rritje./INA