Në qytetin e Dibrës ka përfunduar numërimi i votave edhe për kandidatët për kryetar gjithashtu edhe për këshillin komunal. Sipas informacioneve të Portalit DibraIme.com, BDI ka arritur të marë 5 këshilltarë, Aleanca për Shqiptarët 3, LSDM 3, Lëvizja Besa 2 dhe VMRO 2.
Bazuar në emrat e shfaqura në lista, këta pritet të jenë antarët e këshillit komunal në 4 vitet e ardhëshme:
Bashkimi Demokratik për Integrim:
- FUAT SPAHIJU
- BASHKIM MASHKULI
- ALLBIONA RIZA
- HEKURAN DUKA
- AFRIM MAQELLARA
Aleanca për Shqiptarët:
- ILIRIAN FETAHU
- EUGJEN CAMI
- MIRELJA KORUMI
LSDM:
- AZEM FEJZOSKI
- ABDIJA MERSOVSKI
- EMINA MUSLIOSKA
Lëvizja Besa:
- FISNIK MELA
- DORUNTINA CAMI
VMRO-DPMNE:
- AFET AVMEDOSKI
- ARMEN NEZIRI
Gjithashtu vlen të theksohet fakti se në qytetin e Dibrës do ketë edhe raund të dytë zgjedhjeve, ku do ballafaqohen Ruzhdi Lata nga BDI dhe Arben Agolli nga rradhët e Aleancës për Shqiptarët. /DibraIme.com