Islami është fe e paqes dhe tolerances

dibraime2 January 9, 2015 1
Isa Fida

Isa Fida

Nga Isa Fida

Të gjithë jemi tronditur nga ngjarjet e ditëve të fundit që kanë ndodhur në Francë ku ekstremistë dhe terroristë mjaft të rrezikshëm që s’kanë asnjë lidhje me Islamin dhe duke mos pasur as edhe një veti Islame në veten e tyre, po vrasin e po bëjnë masakra në emër të Islamit.

Ne, Muslimanët në librin tonë të shenjtë “Kuran-in” mësojmë se “ai që i merr jetën padrejtësisht një personi është sikur ka vrarë gjithë njerëzimin” dhe se “ai që shpëton jetën e një personi të pafajshëm, është e barabartë sikur ka shpëtuar jetën e gjithë njerëzimit”. Poashtu edhe fjala “Islam” kuptimin e ka paqe, pra fe e paqes dhe e tolerances. Islami e ndalon rreptë çdo formë agresiviteti mbi të pafajshmit, edhe në gjendje lufte, Islami nuk e lejon vrasjen e atyre që nuk marrin pjesë në luftë, gratë, fëmijët, të moshuarit, murgjërit të cilët merren vetëm me lutje dhe adhurim në manastire etj. Madje Islami e ndalon rreptësisht edhe keqtrajtimin e kafshëve, e ç’mund të thuhet për njeriun, të cilin e ka nderuar Zoti.

Të gjithë besimtarët e vërtetë musliman, dhe të gjithë krerët e muslimanëve nëpër botë, janë distancuar prej kohësh nga të gjithë këto akte barbare dhe nga të gjithë këta grupe terroriste, kështu që të fajësosh Islamin dhe gjithë besimtarët e vërtetë të besimit Islam nga disa grupe ekstremistësh që skanë asnje lidhje me Fenë Islame është shumë absurde. Pra të gjithë së bashku assesi nuk duhet të bijmë pre e këtyre grupeve ekstremiste duke u bërë islamofobë, pasi që dhuna nuk njeh komb dhe fe.

Kohëve të fundit kemi parë dhe dëgjuar shumë debate lidhur me rrezikun nga ekstremizmi fetar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, por kërcënimi i vërtetë për këto vise nuk është Feja Islame por krimi i organizuar, korrupsioni, humbja e besimit në institucionet shtetërore dhe shume probleme të tjera që përballet shoqëria çdo ditë. Kështu që debatet në Shqiperi, Kosovë dhe Maqedoni kundër muslimanëve janë të tepruara dhe pa mend, që mund të nxisin provokime dhe mund të keqpërdoren nga qarqe të ndryshme qëllim këqija.

Kështu që, pa më të voglën mëdyshje, mund të themi se Feja Islame përfaqëson në mënyrën më të arrirë vlerat e pastra dhe të natyrshme të qenies njerëzore. Kjo fe, e cila në themel të saj ka vënë ruajtjen e dinjitetit dhe të ndershmërisë, të natyrës së pastër dhe të shëndoshë, të familjes dhe të shoqërisë, kurrsesi nuk mund të pajtohet me shmangiet dhe devijimet që i bëjnë këta grupe ekstremistësh që nuk kanë asnjë vlerë dhe veti nga Islami.

 

One Comment »

  1. Erald March 4, 2016 at 5:33 pm - Reply

    Vertet qe eshte per tr ardhur keq qe njerezit ne kete shekull akoma te kene dyshim rreth Islamit pa lere me te akuzojne ate per terrorizem e gjera te kesaj natyre negative. Islami dhe kush do qofte eshte ai qe eshte por ne me komentet, opinionet dhe qendrimet tona prezantojme veten tone, konkretisht injorancen e madhe qe ekziston ne pergjithesi karshi Islamit.

Leave A Response »

Click here to cancel reply.