Së pari ju falenderojmë që ndatë kohën tuaj për të dhënë një intervistë Portalit DibraIme.com. Ne jemi një ditë para heshtjes zgjedhore dhe na ndajnë edhe dy ditë nga dita e zgjedhjeve ku qytetarët dibranë do ketë mundësinë për të votuar partinë apo koalicionin që do udhëheq në mandatin e ardhshëm.
Kjo është një intervistë e shkurtër e titulluar “3 pyetje nga DibraIme”, dhe për të mos humbur kohë vazhdojmë direkt me pyetjet.
DibraIme.com: Pse duhet që duhet që qytetarët Dibranë të votojnë koalicionin tuaj?
Shkëlqim Xhafa: Edhe pak ditë na ndajnë nga dita e zgjedhjeve 11 dhjetorit. Si kryeatar i partisë UNITETI Diber, që bën pjesë në koalicioni “ALEANCA PER SHQIPTARET”, do doja t’ju drejtohem dibranëve me një përshendetje, si dhe t’ju them përse në keto zgjedhje qytetaret duhet ta votojnë alternativën tonë – “ALEANCEN PER SHQIPTARET”.
Të dashur motra dhe vellezer, Dibra ç’do ditë e më tepër po fundoset, po varfërohet e për këtë gjendje “meritat” më të medha i mban partia shqiptare që është në pushtet, e cila 14 vite ë merr votat e dibranëve.
Si “merite” e kesaj partie ne dibranet i kem i rruget më të demtuara, biznesi po paguan haraçin e kesaj qeverie dhe ç’ka është me e keqja si rezultat i kesaj ne po na ikën rinia.
Duke mos u zgjatur më shumë, dua t’ju them si alternative e kësaj të keqeje është Aleanca e jonë, e cila është krijuar për të ndryshuar gjendjen e ketij vendi. Duke lënë anash interesat e ngushta partiake, ne u bashkuam sepse këtë e deshi populli dhe mbi gjitha “ALEANCA PER SHQIPTARET” e ka vullnetin e mire dhe platformen e saj për të ndryshuar gjendjen në mënyrë pozitive.
DibraIme.com: Cilat janë pritshmëritë e koalicionit tuaj në këta zgjedhje?
Shkëlqim Xhafa: Duke u nisur nga ajo që përmenda më lartë, pritshmëritë e “ALEANCES PER SHQIPTARET” në këto gjedhje janë të medha dhe këtë optimizem ne e mbështesim në faktin se “ALEANCA PER SHQIPTARET” në platformën e saj kërkon me vendosmëri dhe pa kushte barazi të plotë mes dy etnive më të medha në Maqedoni, zyrtarizimin e gjuhës shqipe në gjithë shtetin, buxhet proporcional me prerje lokale ose ndryshe taksat që inkasohen në Diber, të mbeten ketu.
Gjithashtu platforma jonë parasheh reforma rrënjesore në gjyqesor, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zhvillimin e sektorit privat, thithjen e investimeve të huaja dhe hapjen e vëndeve të reja të punës.
DibraIme.com: Cili është mesazhi juaj drejtuar qytetarëve dibranë për ditën e zgjedhjeve?
Shkëlqim Xhafa: Të dashur dibranë më 11 dhjetor dilni në mënyrë masovike dhe votoni “ALEANCEN PER SHQIPTARET” që Dibrës ti kthehet kreanaria dhe dinjiteti i munguar për shumë vite.Që të ndalet rruga e emigrimit dhe që nënave dhe baballarëve tane t’ju kthehet buzeqeshja.
Votoni alternativën tonë për një ardhmëri më të sigurtë tuajën dhe fëmijëve tuaj. Ju faleminderit.